Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me Covid-19, megjithë përpjekjet e stafit të infektivit për kolegun e tyre.
Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Kjo është viktima e dytë në radhët e bluzave të bardha që regjistrohet në Shqipëri pasi më 30 qershor ndërroi jetë mjeku hematolog Arian Pushi. /Opinion.al