Është rritur bilanci i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Mësohet se një 52-vjeçar nga Istogu humbi jetën sot, duke e çuar në 41 bilancin e viktimave.
52-vjeçari prej 3 ditësh ishte dërguar nga Infektivi tek Qendra e Mjekësisë Sportive në QKUK ambientet e të cilës janë kthyer në funksion të pandemisë.
Ndërkohë, Kosova ashtu si disa vende të tjera të Ballkanit ka shënuar një rritje të rasteve të reja, teksa regjistron 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar./ Opinon.al