Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Lezhë pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ku 29-vjeçari Odise Simoni ishte ulur në një lokal pranë rrugës.
Nga një automjet në ecje është qëlluar 4 herë në drejtim të lokalit duke e plagosur në krah 29-vjeçarin. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është identifikuar si Daniel Rama. Ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Shkodrës.
Të dy personat janë nga fshati Gjader i Lezhës dhe nuk dihet ende nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin apo kanë pasur konflikte të mëparëshme.
‘Blutë’ po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. /Opinion.al