Numri i personave që kanë humbur jetën me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar numrin e ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore.
Numri i viktimave, si pasojë e pandemisë ka shkuar në mbi 116,900, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Megjithatë, Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të jetë i fokusuar në rihapjen e ekonomisë dhe insiston se nuk do të ketë mbyllje, edhe pse numri i të prekurve me Covid-19, ka kaluar në mbi 2.1 milionë.
SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja kanë rënë dakord për mbajtjen e kujfive mbyllur deri më 21 korrik, duke vazhduar masat e kufizimit në udhëtim.
Në dallim nga këto vende, shumë shtete në Evropë kanë rihapur kufijtë për udhëtarët brenda vendeve të Bashkimit Evropian./Opinion.al