Rajoni

Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Shqipërinë por vendos disa kushte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 17/06/20 |
el ida

Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë me vendin tonë. Pas pandemisë, kjo hapje vjen me kushte për të punësuarit, studentët, por edhe tranzitin.

Sipas autoriteteve, nuk lejohet hyrja për turizëm, dhe mbetet ende e pakonfirmuar nëse do hapen në 1 korrik apo jo.

Të punësuarit duhet të kenë konfirmim nga pronarët e tyre, ose leje qëndrimi, ndërsa studentët do kalojnë pa problem dhe nuk aplikohet karantinë 14-ditore.

Sa i përket tranzitit, mund të kalohet në pikat doganore me Maqedoninë e Veriut, duke firmosur një deklaratë se do qëndrosh vetëm 5 orë dhe më pas të dalësh për në destinacionin përfundimtar./Opinion.al

 

Pas