Një sherr me thika në Tiranë ka shkaktuar 3 persona të plagosur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre persona, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M.
Tre personat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa menjëherë kanë reaguar forcat e policisë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në pranga u vunë shtetasit B. S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) që përdorën autorët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al