Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: SPAK të hetojë Veliajn, po pastrohen paratë e mafias italiane

2020/06/13 at 1:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: SPAK të hetojë Veliajn, po pastrohen paratë e mafias italiane

Partia Demokratike ka akuzar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrin Edi Rama se janë bashkëpunëtorë të një skeme pastrimi parash të mafias italiane “Ndragheta” nëpërmjen kompanisë “Eco Tirana”.


Në një dalje publike për mediat, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, tha se kompania e kontraktuar për pastrimin e kryeqytetit “Eco Tirana” ka si aksioner dy persona të cilët janë nën hetim nga prokuroria italiane për pastrim parash për llogari të “Ndraghetas”.

“Eco Tirana” është një kompani e cila ka hyrë në vitin 2016 në sajë të marrëveshjes që nënshkroi Erion Veliaj bashkë me Flavio Tosin këtu në Bashkinë e Tiranës”, tha Zhupa.

Ajo është një kompani e përbashkët e ndërtuar “midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding”.

“Deri ku shkon lidhja midis pastrimit të parave të mafies italiane që bëhet nëpërmjet Bashkisë së Veronës me Flavio Tosin dhe Andrea Miglioranzin si një nga aksionerët e “Eco Tiranës”, sesa të përfshirë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama në këtë trafikim, në këtë marrje pjesë të pastrimit të parave të pista të Ndragheta-s, të mafies italiane.”- deklaroi Ina Zhupa.

Zëdhësja e PD bëri thirrje që SPAK të hetojë pastrimin e parave të mafias nga kjo kompani pastrimi.

Deklarata e plotë

Prej shtatë ditësh kemi denoncuar aferën e radhës së Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë duket se është implikuar në pastrimin e parave të pista të mafies italiane. Kjo na vjen nga indiciet e një hetimi që ka nisur prokuroria italiane, e cila ka akuzuar për pastrim parash të pista pikërisht ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”.

Një nga aksionerët e kësaj kompanie “Eco Tirana” sot është në hetim, ashtu siç edhe Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Veronës sot është nën hetim për pastrim parash.

E vetmja gjë që nuk ka ndodhur është llogaridhënia, hetimi dhe dalja para përgjegjësisë e Erion Veliajt dhe kumbarit të kësaj marrëveshje Edi Ramës, përpara drejtësisë shqiptare, përpara SPAK-ut për të kuptuar deri ku shkon lidhja midis pastrimit të parave të mafies italiane që bëhet nëpërmjet Bashkisë së Veronës me Flavio Tosin dhe Andrea Miglioranzin si një nga aksionerët e “Eco Tiranës”, sesa të përfshirë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama në këtë trafikim, në këtë marrje pjesë të pastrimit të parave të pista të Ndragheta-s, të mafies italiane.

“Eco Tirana” është një kompani e cila ka hyrë në vitin 2016 në sajë të marrëveshjes që nënshkroi Erion Veliaj bashkë me Flavio Tosin këtu në Bashkinë e Tiranës.

Kjo marrëveshje hyri në fuqi dhe ECO Tirana ka marrë sot rreth 4 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës me premtimin se do të bënte ndarjen në burim të mbeturinave, se do të bënte diferencimin e tyre, se do të bënte Tiranën si Veronën, qytetin më të pastër sipas Veliaj.

Sot ne nuk kemi një diferencim të mbetjeve, sot ne nuk kemi një ndarje në burim sepse të gjithë i shohim koshat e plehrave në Tiranë.

Sot ne nuk kemi një Tiranë më të pastër, sot kemi një ECO Tirana tepër të fuqishme e cila merr për 1 ton mbetje urbane, 35 Euro dhe më shumë për mbetje të tjera, merr për çdo kamion nga 90 mijë lek deri në 125 mijë lek, askush nuk mund të çojë dheun e vetë, nga një objekt në një objekt tjetër pa ia shitur më parë ECO Tiranës dhe pa u detyruar ta blejë po te ECO Tirana dheun e tij.

Në këtë mënyrë ECO Tirana është kthyer në një monopol të fuqishëm të mbetjeve në qytetin e Tiranës me bashkëortakun Erjon Veliaj.

SPAK-u ka detyrimin që t’u tregojë shqiptarëve se hetimet e prokurorisë italiane vlejnë edhe për Shqipërinë, cila është lidhja me Shqipërinë.

Kemi një rast tjetër ku hetoheshin paratë e drogës. Nisi prokuroria italiane hetimin që më pas do të vazhdonte prokuroria shqiptare për SaImir Tahirin dhe për Edi Ramën.

Në këtë rast nuk kemi paratë e një klani droge, por kemi paratë e pista të mafias italiane dhe përsëri hetimi ka nisur nga prokuroria italiane dhe është detyrim që të vazhdojë nga SPAK, i cili ka tagrin e vetëm për të hetuar institucionet shqiptare, zyrtarët e lartë shqiptarë siç janë Veliaj dhe Rama, për të kuptuar se institucioni që mbahet me taksat tona, institucioni që paraqet qytetarët e Tiranës po përdoret dhe keqpërdoret për pastrimin e parave të pista të mafias italiane.

Erjon Veliaj është i njohur tashmë që punon për një grusht njerëzish, punon për oligarkët e ndërtimit, akuzohet për kullëzimin e Tiranës dhe lidhjen me paratë e pista të drogës. Kësaj rradhe vjen nga Prokuroria italiane. Është një akuzë e rëndë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo është një akuzë që nuk do ta lëmë pa ndjekur.

SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë, Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Gati ringritja e Gjykatës Kushtetuese

U shkarkua nga KLGJ/ Adrian Dvorani: Mund të vazhdoj të jem pjesë e KED

Sot afati fundit për përgjigje, maturantët dorëzojnë draftin në ministri

Sot afati fundit për përgjigje, maturantët dorëzojnë draftin në ministri

OSBE kërkon ndalimin e reklamave elektorale gjatë lajmeve

OSBE kërkon ndalimin e reklamave elektorale gjatë lajmeve
















TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com