Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës mbrëmjen e djeshme ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 adoleshentë.
Policia njofton se rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, ka patur një konflikt mes disa të rinjve dhe janë përdorur thikat.
Për pasojë shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, kanë mbetyr të plagosur dhe tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /Opinion.al