Lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth mesnatës në vendin tonë ku më e forta ka qenë e magnitudës 3.6 Rihter.
Sipas EMSC, tërmeti është ndjerë pak para mesnate, rreth orës 23:52, në Thumanë. Ai ka patur një thellësi prej 2 km ndaj dhe është ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.
Kjo lëkundje është pasuar nga tërmete të tjerë më të vegjël. Ka patur edhe 6 lëkundje të tjera, me maginduta që variojnë nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter./ Opinion.al