Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1850/ Fjalimi brilant i Victor Hugo në varrimin e Balzac

2020/05/31 at 9:56 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
1850/ Fjalimi brilant i Victor Hugo në varrimin e Balzac

Nga Aurenc Bebja- Më 18 gusht të 1850 u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare shkrimtari, dramaturgu, kritiku letrar dhe i artit, eseisti, gazetari dhe botuesi i shquar francez Honoré de Balzac.


Me këtë rast, gazeta “Le Siècle” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1850, në faqen n°2, fjalimin brilant të mbajtur nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, në momentin e varrimit të Balzac-ut.

“Zotërinj,

Njeriu që zbriti në këtë varr ishte një nga ata për të cilët dhimbja publike mban kortezh. Në kohërat në të cilat ndodhemi, të gjitha trillimet janë zhdukur. Tani, sytë janë fiksuar jo më mbi kokat që mbretërojnë, por mbi ato që mendojnë dhe i gjithë vendi dridhet kur njëra prej këtyre kokave zhduket. Sot, zija popullore është vdekja e njeriut të talentuar; zija kombëtare është vdekja e njeriut gjenial.

Zotërinj, emri i Balzac-ut do të përzihet me gjurmën e ndritshme që epoka jonë do të lërë në të ardhmen.

Z. Balzac ishte pjesë e asaj gjenerate të fuqishme shkrimtarësh të shekullit të XIX-të, të cilët erdhën pas Napoleonit, ashtu si plejada e shekullit të XVII-të erdhi pas Richelieu-t,— sikur, gjatë zhvillimit të civilizimit, të ketë pasur një ligj i cili ka bërë që dominuesit e shpatës të pasoheshin nga dominuesit e mëndjes.

Z. Balzac ishte një nga të parët ndër më të mëdhenjtë, një nga më të lartët ndër më të mirët.Nuk është këtu vendi për të thënë gjithçka që përfaqësonte kjo mëndje e shkëlqyer dhe sovrane.Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, të ndritshëm, të thellë, në të cilin mund të shohim që vjen dhe shkon, ecën dhe lëviz, nuk e di me diçka frikësuese dhe të tmerrshme të përzier me realen, i gjithë civilizimi ynë bashkëkohor; libër i mrekullueshëm të cilin poeti e ka titulluar komedi dhe që mund ta kishte titulluar me të drejtë histori, i cili merr të gjitha format dhe të gjitha stilet, i cili tejkalon Tacitus-in dhe që shkon deri te Suétone, i cili përshkon Beaumarchais dhe që shkon deri te Rabelais; libër i cili është vëzhgim por edhe imagjinatë; që vë në pah të vërtetin, intimin, borgjezin, të parëndësishmin, materialin (lëndën); dhe që herë pas here, përmes realiteteve të papritura dhe të copëtuara, papritmas zbulon idealin më të errët dhe më tragjik.

Pa dijeninë e tij, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo, pavarësisht nëse pajtohet me të, autori i kësaj vepre të jashtëzakonshme dhe të çuditshme bën pjesë në racën e fortë të shkrimtarëve revolucionarë. Balzaku shkon drejt e në pikë. Ai e sfidon shoqërinë moderne ballë për ballë. Ai zbulon diçka tek të gjithë, disave iluzionet, të tjerëve shpresën, disave të qarat, të tjerëve maskën. Ai gjurmon vesin, analizon pasionin. Ai gërmon dhe heton njeriun, shpirtin, zemrën, brëndësinë, trurin, humnerën që secili ka në vetvete. Dhe, nëpërmjet dhuntisë së natyrës së tij të lirë dhe të fuqishme, nëpërmjet privilegjit të zgjuarsive të kohës sonë që, duke parë nga afër revolucionet, shohin më mirë fundin e njerëzimit dhe kuptojnë më mirë Providencën, Balzac-u del në pah i buzëqeshur dhe i qetë nga këto studime të frikshme të cilat prodhuan melankolinë te Molière dhe mizantropinë te Rousseau.

Kjo është ajo që ai bëri mes nesh. Kjo është puna që ai na lë, një punë e lartë dhe e qëndrueshme, një grumbull i ngurtë vendesh prej graniti, një monument ! një vepër nga maja e së cilës tashmë do të shkëlqejë fama e tij. Njerëzit e mëdhenj krijojnë piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset për statujën.

Vdekja e tij mpiu Parisin ! Që prej disa muajsh, ai ishte kthyer në Francë. Duke e ndjerë se vdekja po afronte, ai dëshiroi të shihte sërish mëmëdheun, ashtu si një ditë para një udhëtimi të madh, kur vijmë për të puthur nënën tonë !

Jeta e tij ishte e shkurtër, por e mbushur; e mbushur më shumë me vepra sesa ditë!

Fatkeqësisht! ky punëtor i fuqishëm dhe kurrë i lodhur, ky filozof, ky mendimtar, ky poet, ky gjeni, jetoi mes nesh duke bërë një jetë stuhish, luftimesh, grindjesh, përballjesh, e zakonshme, në të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit e mëdhenj. Sot, ai gjendet në paqe. Ai u largohet kontestimeve dhe urrejtjeve. Po në këtë ditë, ai hyn në lavdi dhe në varr. Do të shkëlqejë tani, mbi të gjitha këto re që janë mbi kokat tona, midis yjeve të atdheut!

Të gjithë ju që jeni këtu, a nuk jeni të tunduar ta keni zili ?

Zotërinj, sido që të jetë dhimbja jonë në prani të një humbje të tillë, le t’i pranojmë këto katastrofa. Le t’i pranojmë ashtu siç janë me dhembshurinë e tyre. Ndoshta është mirë, ndoshta është e nevojshme, në një epokë si e jona, që herë pas here një vdekje e madhe tu komunikojë shpirtrave që gllabërohen nga dyshimet dhe skepticizmi një lëkundje (tronditje) fetare. Providenca e di se çfarë bën kur e vendos popullin ballë për ballë me misterin suprem, duke i dhënë atij mundësinë të meditojë për vdekjen, që është njëkohësisht barazia dhe liria e madhe.

Providenca e di se çfarë bën sepse është më e larta nga të gjitha mësimet. Nuk mund të ketë veçse mendime të errëta dhe serioze në të gjitha zemrat kur një mëndje e shkëlqyer hyn me madhështi në jetën tjetër! Kur njëra prej këtyre qenieve e ngritur shumë lart mbi turmën me krahët (fletët) e dukshëm prej gjeniu, papritmas, hap këto krahë të tjerë që ne nuk i shohim dhe zhytet në të panjohurën !

Jo, nuk është e panjohura! Jo, e kam thënë tashmë në një rast tjetër të dhimbshëm dhe nuk do të lodhem kurrë ta përsëris, jo, nuk është nata (ërrësira), por drita! Nuk është fundi, por fillimi! Nuk është asgjësia, por përjetësia ! A nuk është e vërtetë, të gjithë ju që më dëgjoni ? Arkivole të tilla demonstrojnë pavdekësinë. Në prani të disa të vdekurve të shquar, i ndiejmë më qartë fatet hyjnore të kësaj inteligjence që përshkon tokën për të vuajtur dhe për të pastruar veten e saj, dhe të cilën ne e quajmë njeri, dhe themi se është e pamundur që ata që kanë qenë gjeni gjatë jetës së tyre të mos jenë shpirtra pas vdekjes së tyre! (Duartrokitje të fuqishme.)”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-siecle-1850-fjalimi-brilant-i-victor-hugo-it-ne-varrimin-e-honore-de-balzac-ut/

 



Ju sugjerojmë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Para
Detaje tronditëse për abuzimin seksual ndaj të miturës, 65-vjeçari…

Detaje tronditëse për abuzimin seksual ndaj të miturës, 65-vjeçari...

Vrasja nga policia e George Floyd, vijojnë protestat e dhunshme në SHBA

Vrasja nga policia e George Floyd, vijojnë protestat e dhunshme në SHBA

Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

"Menaxhimi i krizës, dështimi më i madh i Ramës"
















TE FUNDIT

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
13 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë më datën 16 maj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com