Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, si dhe për arrestimin e kryetarit te VV ne Tiranë.
Kurti është shprehur se Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze, por jo të shembej.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, tha se Vetëvendosja do të protestojë edhe më fortë për çdo padrejtësi që bëhet në Shqipëri.
Albin Kurti: Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë teatër kombëtar. Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.
Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.
Pyetje: Pse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra..?
Albin Kurti: Për besë nuk e di për çfarë flet.
Pyetje: Dhuna nga policia gjatë protestës së 17 majit .. Arrestimi i Boiken Abazit.. përse ky arrestim selektiv
Albin Kurti: Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Me siguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu cfarë do të bëjmë me ju. Por unë e njoh Boikenin mirë, njoh dhe organizatën dhe aktivistët dhe ata do të jenë edhe më të fortë në kundërshtimin e gjithçka që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom. I marrin vendimet, i mbajnë qëndrimet dhe do ta vazhdojnë punën edhe më shumë se më përpara.
Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time
Albin Kurti: Për besë nuk e di për çfarë e ka fjalën./ Opinion.al