Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri fton Bylkybashin dhe Vasilin në tryezë

2020/05/22 at 1:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri fton Bylkybashin dhe Vasilin në tryezë

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri iu ka dërguar një letër Oerd Bylykbashit dhe Zoti Petrit Vasilit, dy anëtarë të opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, lidhur me Reformën Zgjedhore.


Kjo letër vjen si një njoftim për mbledhjen e radhës, duke qenë se opozita nuk u paraqit në takimin e thirrur në datën 21 apo 22 maj. Takimi i radhës është në propozuar në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë, ai lë mundësinë që takimi të mund të bëhet edhe përpara kësaj date.

Gjiknui po ashtu sqaron pretendimet e Vasilit dhe Bylykbashit duke u shprehur se propozimet e tyre në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Gjiknuri shprehet segrupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI.

Letra e plotë

Të nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili,

Sikurse jeni në dijeni, mbledhja e njoftuar dhe dakordësuar e datës 18 Maj 2020 nuk u bë e mundur për shkak të mungesës suaj, pa një njoftim zyrtar drejtuar grupit të punës së Këshillit Politik.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të tryezës politike të Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik, në datën 20 Maj 2020 ju propozova dy data opsionale për zhvillimin e tryezës së rradhës, me të njëjtin rend dite me atë të mbledhjes së datës 18 Maj, në të cilën ju nuk u paraqitët.

Kërkesa ime sa më lart nuk mori një përgjigje nga ju duke pamundësuar zhvillimin e tryezës në datat 21 dhe as 22 Maj.

Gjej rastin të shpreh keqardhje për disa deklarime tuajat publike ku pretendohet se propozimet e depozituara prej jush në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Ashtu sikurse ju e dini, grupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI.

Sikurse sëbashku jua kërkuam në mbledhjen e fundit, ekspertët e përbashkët kanë formuluar amendamente konsensuale për Kodin Zgjedhor duke marrë në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të propozimeve tuaja. Amendamentet e hartuara nga grupi i ekspertëve referuar rolit të policisë në zgjedhje, rolit të prokurorisë, sanksionimit të trajtimit nga SPAK të krimeve të korrupsionit zgjedhor, forcimit të mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore dhe mbrojtjen e tyre, përcaktimin e periudhave zgjedhore, adresimit të kuotave gjinore, elementët e teknologjisë në monitorimin e qendrave të votimit etj, presin miratimin tonë në nivel të tryezës politike.

Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë:

Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen.

Etiketa: Bylykbashigjiknuriopozita


Ju sugjerojmë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Para
Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave të tjerë

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, jam gati të ulem…

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, jam gati të ulem...

Dilema e despotit, a duhet të punojnë arkitektët për regjimet shtypëse?

Dilema e despotit, a duhet të punojnë arkitektët për regjimet shtypëse?
















TE FUNDIT

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
15 Korrik, 2026

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}