Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar u shoqërua sot me tensione të shumta midis punonjësve të policsë dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës.
Incidenteve nuk u shpëtuan as gazetarët dhe punonjësit e medias. Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka është shoqëruar në komisariat. Në mbrojtje i ka dalë gazetari dhe analisti Alfred Lela i cili është shoqëruar dhunshëm nga efektivët e policisë.