Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ideja e këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi sjell debate në Bundestag

2020/05/15 at 9:03 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ideja e këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi sjell debate në Bundestag

Është e njëjta procedurë çdo vit: Nga mesi i majit, deputetët gjermanë vendosin me shumicë votash zgjatjen e angazhimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë. Një vendim që kërkon formalisht miratimin e Bundestagut. Dhe gjithmonë debatohet dy herë, njëherë kur kërkesa e qeverisë gjermane u shtrohet ligjvënësve, dhe më pas, kur miratohet. Dhe deputetët gjermanë që merren me Ballkanin Perëndimor nuk e humbin rastin të kujtojnë edhe njëherë qëndrimet e tyre ndaj Luftës së Kosovës, legjitimitetit të misionit të Bundeswehr-it dhe problemeve aktuale të vendit.


Të mërkurën ishte debati i parë, prej të cilit u bë e qartë edhe se përveç dy partive ideologjikisht të skajshme, E majta, dhe Alternativa për Gjermaninë, katër partitë e qendrës: dy partitë e koalicionit, Unioni Kristian-Demokrat/ Unioni Kristian-Social (CDU / CSU) dhe Partia Socialdemokrate (SPD), si edhe liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit (Grüne).do te votojne pro zgjatjes se mandatit.

Pikërisht këto katër parti e refuzojnë kategorikisht edhe këmbimin territorial si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, siç doli në pah nga deklaratat e folësve të tyre.

Maas: Të largohemi nga zgjidhjet kufitare

Qeveria gjermane planifikon të vërë në dispozicion deri në 400 ushtarë të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it. Siç bëri të ditur ministri i jashtëm, Heiko Maas, aktualisht veprojnë në Kosovë 70 ushtarë të Bundeswehrit. Ministri socialdemokrat e përshkroi gjendjen e sigurisë relativisht të qëndrueshme, por tha se në aspektin politik marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar, dhe premtoi angazhimin e mëtejmë të Gjermanisë për vazhdimin e dialogut,e dhe në kuadër të presidencës gjermane të BE-së, që fillon më 1 korrik. Maas shfrytëzoi rastin ta hidhte poshtë idenë për këmbimin e territoreve:

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre.”

E Majta dhe AFD per ndryshim kufijsh

Anton Friesen, nga AfD-ja, ashtu siç edhe  pritej, e hodhi poshtë arsyetimin për angazhimin e Bundeswehrit, në Kosovë, i cili sipas tij, qysh në vitin 1999 filloi me një gënjeshtër. „Operacioni Patkoi nuk ka ekzistuar kurrë”, tha deputeti i partisë së djathtë populiste, Friesen duke shtuar se përralla vazhdon edhe në ditët e sotme.

„Përrallën e një Kosove shumëetnike paqësore nuk e besojnë as ata që e shpërndajnë këtu”, tha Friesen.

„Në vend që të vazhdohet me këto gënjeshtra të përjetshme, qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës”.

Alexander Neu, nga partia E Majta, megjithëse ideologjikisht diametralisht kundër AFD-së nacionaliste, argumentoi më afër në linjën e ekstremistëve të djathtë: Neu u shpreh pro këmbimit të territoreve duke dhene si argument se ideja mbështetet  nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç dhe Rusia, dhe disa zera ne BE.

„Kush është kundër? Qeveria gjermane! Sepse kembimi i territoreve mund të sjellë destabilizime në Evropën Juglindore”, tha Neu, duke e quajtur Kosovën për këtë shkak „një koloni gjermane”.

Sarrazin: Trumpi e trajton Kosoven si koloni

Manuel Sarrazin, ne nje replike me deputetin e AfD-së. kritikoi rolin e SHBA-se ne Kosove.

„Kosova po trajtohet nga zoti Trump si një koloni. Jo nga Bashkimi Evropian. Dhe ne duhet ta refuzojmë këtë duke thënë se nuk do të ketë këmbim territoresh, sepse njerëzit në Kosovë dhe Serbi janë kundër.”

Renata Alt, nga partia liberale FDP e vuri theksin gjithashtu te ndikimi i vendeve te tjera ne Ballkan, si Rusia, Kina dhe Turqia. KFOR-i dërgon një sinjal të rëndësishëm politik në vend se Nato-ja vazhdon të angazhohet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, tha ajo. Deputetja liberale kujtoi perspektivën evropiane dhe u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor „që të mos ia kthejnë shpinën BE-së por të vazhdojnë rrugën e reformave”.

Bundestagu gjerman vendosi për herë të parë më 11 qershor 1999 për stacionimin e ushtarëve gjermanë në Kosove.  Që atëherë, Bundeswehri ka vazhduar të veprojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999. Forcat e armatosura gjermane veprojnë në përputhje me rregullat e një sistemi të sigurisë kolektive të ndërsjellë (NATO dhe Kombet e Bashkuara) në përputhje me nenin 24 (2) të Ligjit Themelor gjerman. Sipas qeverisë gjermane kostoja totale e shpenzimeve të detyrave shtesë te Bundeswehrit deri ne fund te vitit 2021 është rreth 16,63 milionë euro. Kërkesa e qeverisë gjermane i kaloi te merkuren për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Çështje të Jashtme. /DW



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë

Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë

Shkencëtari izraelit krijon testin e ri për COVID,rezultati për 20 sekonda

Shkencëtari izraelit krijon testin e ri për COVID,rezultati për 20 sekonda

Qëndrimi në shtëpi është dalja e re? Si po e ushqen pandemia ekonominë

Qëndrimi në shtëpi është dalja e re? Si po e ushqen pandemia ekonominë
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}