Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleancë me Edi Ramën? Flet Lulzim Basha

2020/05/13 at 10:12 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aleancë me Edi Ramën? Flet Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se nuk po i ndihmon qytetarët për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia. Po ashtu ai ka folur dhe për zhvillimet e fundit politike.


Gjatë një interviste televizive, Basha është pyetur dhe për një aleancë të mundshme mes PD dhe Ramës. Kryedemokrati ka mohuar që mund të ndodhë diçka e tillë, ndërsa ka theksuar se ikja e Ramës është e vulosur pasi qytetarët duan ndryshim.

Pyetje: Ka një perceptim, ndoshta është propagandë e Edi Ramës ndoshta është perceptim real që zoti Basha përsëri do të ketë aleancë me Edi Ramën për zgjedhjet që do të vijnë ose për procesin zgjedhor. Ma thua me të prerë dhe të qartë zoti Basha: do ketë më bisedime apo ulje me Edi Ramën apo Rama është ai që ju thoni në tërë këtë intervistë?

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me Partinë Socialiste, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Marrëveshja e 2017 kishte një qëllim: të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Në marrëveshje ka dy palë. Ne iu përmbajtëm, nuk blemë vota, nuk futëm kriminelë në zgjedhje, pala tjetër bëri atë që e dinë gjithë shqiptarët, edhe si rezultat i publikimeve të Bild të atyre përgjimeve të prokurorisë,. Bild ka botuar përgjime të prokurorisë shqiptare e cila vazhdon të flejë gjumë mbi dosjet e krimit elektoral. Pra, edhe njëherë, 2017-ta ishte një marrëveshje për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Që zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme është tërësisht përgjegjësi e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja pse është tërhequr nga akuzat për Bild, sepse nëse do t’i shkonte deri në fund, gjyqtarët gjermanë do të faktonin tashmë në mënyrë juridike dhe institucionale atë që gjithë e dinë politik, atë që s’po e bën dot drejtësia shqiptare: vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e Edi Ramës me krimin. Ndaj nuk është i interesuar as për reformën zgjedhore, nuk është i interesuar as për reformën në drejtësi dhe prandaj lëshon shashka nga mëngjesi deri në darkë si këto që përmendet këtu. E vetmja shpresë e Edi Ramës, është shpresë e kotë, është të vazhdojë të mbjellë huti dhe përçarje mes njerëzve, por në fakt me sa shoh edhe nga terreni, është një shkrepëse e lagur. Dhe kryeministri në ikje ka vetëm diçka në dorë: të ikë me faqe të bardhë apo të ikë me faqe të zezë! Kaq ka në dorë se ikja e tij është vulosur. Është vetëm çështje kohe, natyrisht ne si opozitë do të investohemi që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër, sepse kështu i shkurtojmë edhe vuajtjet njerëzve.

Pyetje: Zgjedhjet e parakohshme, jeni gati për të marrë qeverinë para vitit 2021 apo do të prisni që të vijë rotacioni normalisht?

Lulzim Basha: Çdo ditë me Edi Ramën në pushtet është një kosto e papërballueshme për qytetarët shqiptarë. Dështimet e kësaj qeverie çdo ditë rëndojnë mbi supet, tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve dhe ne nuk do të rreshtim të bëjmë gjithçka që t’ia shkurtojmë këtë vuajtje shqiptarëve dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin me votën e tyre një parlament legjitim, një qeveri legjitime. Sot që jemi në stacionin e fundit të kësaj beteje, sot që kemi përballë një qeveri në ikje dhe një kryeministër në ikje, detyra jonë kryesore është që bashkimin e shqiptarëve ta bëjmë sa më të madh të mundshëm dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke i shërbyer interesave të të gjithë shqiptarëve, duke mos qenë zemërngushtë dhe mendjengushtë.  Unë ju siguroj që unë, Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar jemi sot zëri i shumicës së shqiptarëve dhe do të jemi nesër mbartësit e aspiratës së çdo shqiptari për ndryshim, pavarësisht prej bindjeve politike sepse e di që ndryshimi është ajo që duan sot shumica dërrmuese e shqiptarëve, ndërkohë që një pakicë e vogël do të mbajë privilegjet, do të mbajë status quon. Por nuk do tia dalë sepse siç e thash Edi Rama ka vetëm një gjë në dorë sot, do të iki më faqe të bardhë apo do të iki me faqe të zezë. Shqipërisë i është nxirë faqja, edhe Edi Ramës i është nxirë faqja, por të paktën kësaj radhe ka në dorë një herë të vetme të marrë një vendim pro qytetarëve shqiptarë dhe jo pro atyre me të cilët ka mbajtur peng Shqipërinë, ekonominë e shqiptarëve dhe integrimin europian të shqiptarëve dhe të lejojë një rrotacion normal të pushtetit. Në çdo rast ndryshimi është i pashmangshëm dhe largimi i tij dhe bandës së tij është vulosur./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Para
Kur do të nisë sezoni turistik në Shqipëri? Si përgjigjet ministri Klosi

Kur do të nisë sezoni turistik në Shqipëri? Si përgjigjet ministri Klosi

Rregulla të reja për plazhet, 4 persona në 10 metra katrorë

Rritje çmimesh për turizimin në Shqipëri, çfarë do të ndikojë

Përgjimet/ Babai tenton të abuzojë seksualisht me vajzën e tij në Maliq

Përgjimet/ Babai tenton të abuzojë seksualisht me vajzën e tij në Maliq
















TE FUNDIT

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet...

Lexo më shumë

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
14 Qershor, 2026

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige...

Lexo më shumë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}