Mbetet i pazbuluar shkaku i vrasjes së 77-vjeçarit në Jaupas të Skraparit nga fqinji i tij. Një njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta por detaje tronditëse janë zbuluar nga nipi i viktimës.
Bujar Çela, nipi i Ramadan Çelës ka rrëfyer për mediat momentin kur ai ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur trupin e pajetë të xhaxhait të tij. Pamjet ishin mjaftë të rënda pasi sipas tij trupi i viktimës ishte masakruar. Ai nuk ishte goditur me thikë në mënyrë rastësore por i ishin prerë damarët dhe ishte copëtuar zona e zemrës.
Bujari thotë gjithashtu se për të është e paqartë se përse ka ndodhur kjo ngjarje pasi xhaxhai i tij kishte marrëdhënie të mira me autorin e ngjarjes Hamza Çelën. Ai i jepte atij qumësht falas, gjë të cilën e kishte bërë edhe mëngjesin e ditës së djeshme kur edhe më vonë u vra.
“Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja më merr vëllai në telefon dhe më thotë: hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: keni të sëmurë xhaxhanë. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ja kishte nxjerrë jashtë dhe ja kishte copëtuar me thikë copa-copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarja. As ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuar bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët”, -deklaron nipi i viktimës, Bujar Çela. /Opinion.al