Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hotelet dhe Airbnb vinë me ndryshime thelbësore pas bllokimit nga COVID-19

2020/05/11 at 6:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hotelet dhe Airbnb vinë me ndryshime thelbësore pas bllokimit nga COVID-19

Ndërsa kufizimet e bllokimeve janë lehtësuar në disa vende europiane, shumë biznese në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit, shpresojnë se me standarde më të larta pastrimi dhe distancim shoqëror, punamund të vazhdojë në një formë të re.


Nicolas Vigier, agjensia e të cilit administron 60 apartamente Airbnb, thotë se ngadalë po rriten kërkesat për qira në jug të Francës.

‘Para krizës, klientët tanë ishin nga 90 deri 95 % të huaj. Kishim shumë pak francezë që rezervonin apartamentet tona. Por tani kërkesa vjen tërësisht nga vendasit francezë.’, tha Vigier.

Rezervimet vendase të Airbnb në Hollandë dhe Danimarkë janë në masën 80% dhe 90 % e atyre që ishin në prill 2019, tha kompania.

Vigier tha në Francë se ata nuk mund të konfirmojnë rezervimet, pasi njerëzve nuk u lejohet të udhëtojnë më tej se 100 kilometra nga shtëpitë e tyre. Por kërkesat për hotele dhe airbnb janë një fije shprese, për një industri që ka pësuar një nga goditjet më të rënda prej pandemisë.

Ndikim i rëndë dhe i papritur

‘Biznesi i Airbnb është goditur shumë, dhe të ardhurat këtë vit parashikohen të jenë më pak se gjysma e asaj që fituam në vitin 2019’,- tha Brian Chesky, shefi ekzekutiv i Airbnb, pasi njoftoi shkurtimet e stafit në kompani, javën e kaluar.

Për shumë njerëz, ndryshimi në biznes ishte i papritur. Vetëm kur qeveria franceze njoftoi masat e bllokimit në mes të marsit, nisi një rënie të konsiderueshme e kërkesës për apartamente Airbnb, tha ai.

Firma për përcaktimin e të dhënave për hotelet STR vlerëson se hotelet që janë ende të hapura në nivel global, vetëm 30% e tyre është e zënë nga klientët. Në shumë vende europiane, ato pak hotele që janë akoma të hapura janë vetëm në 10 % të kapacitetit.

Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Marriott, Arne Sorenson tha në një video-mesazh në mars se koronavirusi është ‘diçka që se kemi parë ndonjëherë më parë . COVID-19 është duke pasur një ndikim më të rëndë dhe të papritur në biznesin tonë sesa 11 shtatori dhe kriza financiare e 2009,’- tha ai.

Rifitimi i besimit të klientit në një krizë globale

Airbnb ka njoftuar një protokoll të ri pastrimi, që do të nisë në maj dhe përfshin një program mësimi dhe çertifikimi. Protokolli gjithashtu do të ndihmojë rezervimet, në përputhje me udhëzimet e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Sëmundjet e Qendrave, për të pasur 24 orë ndërmjet njerëzve që hyjnë në një dhomë.

‘Pronarët do të kenë qasje në materialet edukative të pastrimit dhe do të tregojnë se ata e marrin seriozisht pastërtinë dhe parandalimin,’- tha Airbnb në një deklaratë.

Këto udhëzime të reja do të jenë ndryshimi më “drastik” në punën e tyre të përditshme, tha Vigier. Do të thotë se do të duhet të kenë tre ditë midis rezervimeve.

Edhe hotelet po krijojnë politika të rrepta pastrimi

Një zëdhënës për Marriott tha se hoteli po shtonte protokollet e tij të pastrimit, duke përfshirë ‘hapësirat publike dhe sipërfaqet e dhomës së klientëve të trajtohen plotësisht me dezinfektues të nivelit spitalor’.

Kompania gjithashtu po teston ‘spërkatësit elektrostatikë’ për të dezinfektuar të gjitha zonat.

Pavarësisht nëse dikush zgjedh një hotel apo Airbnb, ‘varet nga besimi i konsumatorëve, nëse ata e perceptojnë që një zinxhir hoteli ose hotel i pavarur, ndoshta do të jetë më i besueshëm në ofrimin e një niveli më të lartë të pastërtisë’, -tha Ashton.

Një rikuperim i mundshëm?

Një zëdhënës për Airbnb France tha se kishte pasur një rritje të numrit të njerëzve në faqen e internetit që kërkojnë për pushimet e pranverës dhe verës, pranë shtëpisë.

‘Udhëtimi në këtë botë të re do të jetë ndryshe, dhe ne duhet të zhvillojmë Airbnb në përputhje me rrethanat. Njerëzit do të duan opsione që janë më afër shtëpisë, më të sigurt dhe më të përballueshëm,’-shkroi CEO i Airbnb Chesky në një shënim për punonjësit.

Ndërkohë, Marriott International tha që ata po shohin ngadalë një rritje të niveleve në Kinë, përfshirë një feste në prill, ku disa hotele arritën në 60% te kapacitetit. Por do të kalojë një kohë e gjatë para se gjërat të kthehen në normalitet.

‘Do të duhet një periudhë kohe që gjërat të kthehen siç kanë qënë,’- tha Ashton. Por ekziston  ‘një potencial që hotelet të konsiderojnë rritjen e automatizmit dhe rrugën drejt botës digjitale’./Opinion.al

Etiketa: covid-19hotelekrize globale


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Kryeministri Rama tregon si të aplikoni për kartë identiteti ose pasaportë

Kryeministri Rama tregon si të aplikoni për kartë identiteti ose pasaportë

Striptistet shpërndajnë ushqime topless dhe kërcejnë tek dera e shtëpisë

Striptistet shpërndajnë ushqime topless dhe kërcejnë tek dera e shtëpisë

Belgjika e katërta në botë për numrin e viktimave në 1 milion banorë

Ekonomia botërore mund të shërohet nga Covid-19 më shpejt nga sa pritet
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com