Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rregullat e reja/ Sot hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare

2020/05/11 at 7:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rregullat e reja/ Sot hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare

Nga dita e sotme do të hapin dyert qendrat tregtare, do të mund të shkoni te parukierja ose berberi dhe për të gjithë ata që kanë pasur probleme me dhëmbët, pritja ka marrë fund.


Pas gati dy muajsh kur këto aktivitete ishin tërësisht të mbyllura, si një masë për të parandaluar frenimin e Covid-19, aktiviteti tashmë ka rifilluar, por në kushte e rregulla tërësisht të reja. Distancimi, dezinfektimi i duarve, përdorimi i maskave, mosgrumbullimi janë kushtet e reja, që duket se do të na shoqërojnë gjatë.

Nga sot zgjerohet dhe lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve, nga ora 5.00 deri në 17.30.

Parukeritë e berberët, takime online që të mos krijohen radhë

Krahas kushteve të përgjithshme si për çdo biznes tjetër, parashikohen dhe masa të posaçme si vetëm një klient në 10 metra katror, qese plastike në hyrje për klientët, që më pas hidhen, caktimi i takimeve me telefon që të mos krijohen radhë, ndalimi i qëndrimit brenda të shumë personave, dezinfektimi i gjithë pajisjeve pas përdorimit me një klient, pastrim i ambientit tre herë në ditë etj.

Rregullat kryesore janë:

  • Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Kujdes duhet treguar në prekjen e mjeteve të punës pas shërbimit të klientit. Fillimisht duhen dezinfektuar dorezat.
  • Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Klienti që kryen trajtime të fytyrës mund të mos mbajë maskë, por duhet të sigurohet distanca më e madhe e mundshme klient-ofrues shërbimi dhe koha të reduktohet në maksimum. Rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale apo mjekësore.
  • Në hyrje, jashtë ambientit, çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje. Veshje plastike për këpucët përdorin edhe ofruesit e shërbimit nëse nuk përdorin këpucë/ shapka të brendshme sterile.
  • Në hyrje drejtuar direkt për në dhomën e zhveshjes, çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje njëpërdorimshe, e cila hidhet në kosh.
  • Karriket, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorim. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Letra e përdorur griset dhe hidhet në kosh.
  • Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient. Pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë. Peshqirët duhen larë çdo ditë. Prekja e peshqirëve të papastër bëhet vetëm me doreza.
  • Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Subjekti riorganizon vendosjen e vendeve të punës si karrige, poltrona, krevatë etj. sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Në ambientet me hapësirë mbi 40 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke riorganizuar vendosjen për ruajtjen e distancës midis klientëve.
  • Subjekti shërben vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i rradhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij.

Klinikat dentare

Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë kontaktit me pacientët.

Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambjenteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre.

Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë:

-Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

-Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, sipas pozicionit dhe kategorisë së punes duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Gjatë proçedurave invasive punonjësit shëndetësor dentar duhet të vendosin MMP (Mjete Mbrojtese Personale) sipas nivelit të riskut.

Punonjësit shëndetësor dentar duhet të njohin mirë proçedurën e veshje – zhveshje të MMP dhe eleminimin e tyre si mbetje të rrezikshme infektive.

-Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infekte në përputhje me proçedurat rutinë.

-Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve.

-Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

Qendrat tregtare, shmangie e radhëve, kohë e kufizuar për blerje

Në qendra tregtare nuk do të kemi luksin që të kalojmë një paradite apo pasdite të gjatë. Koha do të jetë e kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime. Shkoni në qendra vetëm kur është e nevojshme, thuhet në rregullore.

Rregullat kryesore janë:

-Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë.

-Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qëndra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.

-Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra levizje e vizitorëve vetëm në një drejtim.

-Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

-Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin.

-Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.

-Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)

-Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij

Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”.

Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare.

-Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë./Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Para
COVID-19/ SHBA shënon shifrën më të ulët të viktimave që prej muajit mars

COVID-19/ SHBA shënon shifrën më të ulët të viktimave që prej muajit mars

COVID-19/ Mjeku Kalo-qytetarëve: Rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes

COVID-19/ Mjeku Kalo-qytetarëve: Rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes

Koronavirusi/ Lehtësimi i masave, Franca hap dyqanet dhe parukeritë

Koronavirusi/ Lehtësimi i masave, Franca hap dyqanet dhe parukeritë
















TE FUNDIT

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}