Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jemi policia”, flasin familjarët që u lidhën nga grabitësit

2020/05/01 at 12:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jemi policia”, flasin familjarët që u lidhën nga grabitësit

Anëtarët e familjes Hysa në fshatin Qinam të Tiranës që u grabitën nga 3 persona të armatosur, kanë thënë se autorët ishin të maskuar dhe u prezantuan si policë.

Drita Hysa, zonja e shtëpisë, tregon se grabitësit i lidhën të gjithë pjesëtarët e familjes. Ajo thotë se autorët morën para dhe sende të tjera me vlerë. Sipas saj, ata kanë rënë pre e grabitjeve edhe herë të tjera.

“Isha në gjumë, del burri hap derën edhe thonë jemi policia, kontroll për armë. Edhe kapin burrin, e lidhin nga duart, e rrëzojnë përtokë. Shkojnë dhe sipër, unë s’e kam dëgjuar fare. Kapin dhe djalin sipër, e ulin poshtë. E lidhin djalin këtu. Dal këtu në derë unë shof atë me automatik, me maska, i veshur me doreza komplet. Ishte burri këtu, djali këtu. Më kapin dhe mua, më lidhin nga duart mbrapa dhe më shtrijnë në tokë. Dhe bërtisnin ‘mos lëvizni, policia’. Na kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur, ç’a kanë gjetur. Burri bërtiste, i vunë dhe lidhëse në gojë. Ka qenë goca në katin e dytë, ka një fëmijë të vogël 6 vjeç. Është trembur djali. Burri punon në ndërtim privat me gjithë djalin. Ne në shtëpi. Na ka ndodhur dhe herë tjetër, jo në shtëpi, kanë marrë motorin këtu përjashta”.

Grabitja në banesën e familjes Hysa ndodhi mesnatën mes të enjtes dhe të premtes në fshatin Qinam. Autorët, 3 persona të maskuar dhe të armatosur, hynë në shtëpi dhe lidhën pjesëtarët nën kërcënimin e armëve.

Pasi morën paratë dhe objekte të tjera, ata u larguan në drejtim të paditur. Për fat të mirë, familjarët nuk kanë pësuar lëndime. Ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
Kryesore

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

6 Nëntor, 2025 11:44 am
Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
Bota

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

6 Nëntor, 2025 10:16 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Para
Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

9 raste të reja, 90% e pacientëve aktivë në vetëm 4 qytete

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Covid/ 263 pacientë aktivë, vetëm 33 të shtruar

Rregulla të reja për plazhet, 4 persona në 10 metra katrorë

Rregulla të reja për plazhet, 4 persona në 10 metra katrorë

TE FUNDIT

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
6 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gullbovc të Malishevës në Kosovë. Dy vëllezër të moshës 32 dhe...

Lexo më shumë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
6 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme po dëgjon dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes "Plumbi...

Lexo më shumë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
6 Nëntor, 2025

Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. 116 deputetë votuan pro, votim që u krye në mënyrë të...

Lexo më shumë

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
6 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm detaje të reja nga projektbuxheti i ri. Në një deklaratë video në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com