Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur për mungesën e bashkëpunimit nga ana e fuqive botërore dhe ndasi mes komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit. Ai ngriti shqetësimin edhe për mungesën e ndihmës për vendet e varfra.
“Është e dukshme se ka mungesë lidershipi e se komuniteti është ndarë në një moment kur duhej të ishte më i bashkuar se kurrë. Ka shkëputje të lidershipit me pushtetin. Në shohim shembuj të pabesueshëm lidershipi po që zakonisht nuk janë të lidhura më pushtetin. Shpresoj ta kapërcejmë sa më shpejt këtë problem”, deklaroi Guterres.
Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se tensionet SHBA- Kinë mund të minonin bashkëpunimin ndërkombëtar, Guterres tha se kontributi i dy vendeve ishte jetësor, dhe se shpresonte që ndasitë të tejkaloheshin shumë shpejt.
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh po përpiqet prej një muaji të negociojë një rezolutë që do të theksojë nevojën urgjente për bashkëpunim mes vendeve në luftën kundër pandemisë dhe thirrjet për një armëpushim humanitar në konfliktet rreth botës.
Ajo po ashtu do të bënte thirrje për një armëpushim humanitar të konflikteve në të gjithë botën./Opinion.al