Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, Veliu: Ndalohet futja në det, nuk do të ketë asnjë tolerim

2020/04/26 at 4:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi, Veliu: Ndalohet futja në det, nuk do të ketë asnjë tolerim

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar zonat ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën.


Gjatë inspektimit, Veliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg plazheve deri në një njoftim të dytë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër Perlat Vatoci dhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Syrja Bello.

Veliu: Pas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogara, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbërt tashmë të bërë publike.  Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë përsa i përket distancimit social, por edhe përsa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike.

Veliu tha se kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.

Kreu i Policisë së Shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbërta të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë.

Veliu: Gjithashtu, për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.

Po kështu, për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbërt në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
Kronikë

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës

9 Qershor, 2026 5:43 pm
Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja
Aktualitet

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja

9 Qershor, 2026 5:20 pm
Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim
Kryesore

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

9 Qershor, 2026 4:46 pm
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Kryesore

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

9 Qershor, 2026 4:43 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

9 Qershor, 2026 4:41 pm
Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
Bota

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

9 Qershor, 2026 2:06 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar

9 Qershor, 2026 1:34 pm
Para
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

SHBA, shtetet provojnë rihapjen e ekonomisë

SHBA, shtetet provojnë rihapjen e ekonomisë

COVID-19/Rritet numri i viktimave dhe i të shëruarve në Maq. e Veriut

COVID-19/Rritet numri i viktimave dhe i të shëruarve në Maq. e Veriut
















TE FUNDIT

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
9 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra disa drejtues në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe ka nisur hetim disiplinor...

Lexo më shumë

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja
9 Qershor, 2026

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se ditën e nesërme, më 10 qershor, do të stakohet stacioni i...

Lexo më shumë

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet...

Lexo më shumë

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli për protestat e të rinjve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}