Vetëm pak më ditë më parë ka arritur të kthehet në shtëpi, duke e quajtur të fituar betejën me Covid -19. Në moshën 77- vjeçare, Ish-Sekretari i NATO-s Javier Solana duket se nuk e ka patur të lehtë këtë sfidë.
Në një intervistë për radion Cadena SER tregoi gjithë makthin e sëmundjes që e çoi deri në terapi intensive.
“Ka qenë e vështirë, por do të thoja që gjeja më e rëndësishme është se mund të shërohesh. Është një betejë midis sistemit imunitar dhe virusit. Është i vështirë sepse nuk e pret. Vjen një natë, me temperaturë dhe kollë. Në ditët në vijim duket sikur përmirësohesh, por më pas, në ditën e shtatë dhe tetë, gjithçka ndryshon. Ishte një e shtunë kur më dërguan në terapi intensive. Atëherë kur mendoja të dilja nga spitali, unë nuk merrja dot frymë”, tregon ish-sekretari i NATO-s dhe ministër i Jashtëm spanjoll.
Solana rrëfeu se çdo ditë në orën 8 del në ballkon dhe duartroket në shenjë solidariteti me mjekët që i shpëtuan jetën, por thotë se pasojat e COVID-19 janë ende të dukshme. “Kam humbur 10 kile, nuk kam forcë, por ha me shije tashmë”.
Javier Solana është një nga diplomatët më të njohur spanjollë dje sekretari i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës./Opinion.al