Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Prokuroria të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontrata sekrete

2020/04/24 at 12:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Prokuroria të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontrata sekrete

Ditën e sotme Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontratat sekrete.


Albana Vokshi, ish-deputetja e kësaj partie, deklaron se respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut.

Sipas saj, kompania fituese shkeli kontratën, solli 5 respiratorë në vend të 54, por qeveria nuk mori asnjë masë dhe në 6 vjet e njëjta kompani ka marrë 11 milionë euro nga qeveria Rama.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSH

Kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre.

Nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje skandaloze në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse dhe sot do të publikojmë faktet për vjedhjen me respiratorët dhe fituesin e paracaktuar dhe të preferuar të qeverisë

Kemi provuar se kitet për një testim janë blerë nga qeveria me 4 fishin e çmimit të tregut tek O.E.S. Distribution, por ministja e shëndetësisë dhe shefi i saj Edi Rama heshtin për këtë skandal.

Kemi zbuluar se maskat mbrojtëse dhe mjetet e tjera spitalore janë blerë nga qeveria me 2, 3 dhe 4fishin e çmimit të tregut. Se një maskë qeveria e ka blerë me 8 mijë lekë të vjetra tek Farmanet dhe Euromed, ndërsa qytetarët mund ta blejnë me 4 mijë lekë në çdo farmaci. Ogerta Manastirliu hesht, bashkë me Edi Ramën.

Për turpin e tij, Edi Rama e mbylli gojën e tij te shthurur, dhe kur emisioni Boom zbuloi se maskat që përdoren në spitalin Infektiv nga stafi spitalor janë të skaduara dhe se ato i siguroi e njëjta kompani që fitoi tenderin sekret.

Të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, megjithëse miliona nga paratë e shqiptarëve po vidhen ditën për diell, duke vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe infermierëve.

Sot ne do të tregojmë dokumenta zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri.

Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën.

Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante.

Dokumentat qe ne kemi siguruar tregojnë se kompania TBS 96 ka sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54. Megjithatë qeveria nuk e ka prishur kontratën me të, siç e detyrin ligjinnë raste të tillla.

Ka vetëm një arsye që mund të çojë një zyrtar të mos zbatojë ligjin dhe ky është rryshfeti, korrupsioni, vjedhja. Shifrat e kontratës e faktojnë këtë. Një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut.

Një respirator është zhdoganuar me 7.7milionë lekë dhe është blerë nga qeveria me 14 milionë lekë, pra me çmim gati 2 herë më të lartë.

Janë këto çmime stratosferike dhe abuzive arsyeja pse Edi Rama i mban këta tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientët e tij në kohën më të vështirë për qytetarët. Vetëm kompanisë TBS 96, që ka shkelur kontratën për respiratorët, qeveria e Edi Ramës i ka paguar nga paratë e shqiptarëve 11 milionë euro në 6 vjet.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali që i ka plasur në dorë me kontratat e tij sekrete. Por faktet janë aty. Ai bleu respiratirë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3fishin e çmimit të tregut dhe u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara.

Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

Prokuroria duhet të dalë nga karantina, ku e mban qeveria. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që bëjnë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti dhe puna e qytetarëve janë në rrezik./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Para
Kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe? (Emrat)

Kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe? (Emrat)

Njerëzit me aftësi ndryshe,Rama:123 punonjës vetëizolohen për t’u shërbyer

Rama: Një lajm i keq nga testimet e djeshme, duhet të vlejë si mësim

Presidenti Thaci i dërgon letër Kurtit për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti: Thaçi dëshiron që Kosova të ketë një kryeministër të dobët
















TE FUNDIT

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com