Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.
Ministria njoftoi se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.
Sipas Ministrisë, aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme prej disa ditë.
Sakaq, në 24 orët e fundit janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19 dhe janë konfirmuar 29 raste pozitive./Opinion.al