Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama tërhoqi padinë ndaj Bild”, Paloka: Kjo fakton blerjen e votave

2020/04/22 at 6:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama tërhoqi padinë ndaj Bild”, Paloka: Kjo fakton blerjen e votave

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se kryeministri Rama është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild” e cila publikoi disa muaj më parë disa nga përgjimet e dosjes ‘339’ dhe ‘184’ ku po hetohet krimi elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe atyre lokale në Dibër.


Sipas Palokës, tërheqja e padisë fakton edhe manipulimin e zgjedhjeve për të cilën opozita akuzon Partinë Socialiste. Ish-deputeti shkruan se “përballja në gjyq do ishte dërrmuese për Ramën sepse jo vetëm do të humbiste gjyqin , jo vetëm do të rikthente dhe një herë në qendër të vëmendjes manipulimin e zgjedhjeve, por siç kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin përballë dhe fakte të reja për krimet dhe skandalet e tij”.

Pasi gazeta ‘Bild’ publikoi përgjimet e dosjeve nën hetim të prokurorisë, kryeministri Rama deklaroi se kishte ngritur padi ndaj tyre. Por mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte në Syri Tv, gazetari Peter Tiede deklaroi se padia është tërhqur.

Reagimi i Edi Palokës

Zbythja e Rames para “Bild”-it eshte perfundimisht kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete te njohur sot boterish; faktit se qe nga 2013, zgjedhjet ne Shqiperi blihen dhe manipulohen nga nje organizate kriminalo-politike e vetequajtur “rilindje”.

Pergjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin, kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve te pakten ne dy raste, atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017.

Nje e vertete e denoncuar me se nje here nga opozita, e njohur ne fakt prej shqiptareve, por e pa pranuar plotesisht nga gjithe nderkombetaret.

Pikerisht jehona dhe diskretitimi ne opinionin nderkombetar , e detyroi Ramen qe te shpallte se do e hidhte ne gjyq “Bild”-in per shpifje.

Ai ishte i bindur ne absurditetin e aktit te tij , me bindje e hodhi ate hap fals sepse si hileqar i lindur shpresonte qe me ate levizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve te “Bild”-it dhe te fitonte kohe. Te fitonte kohe me vetebesimin se aftesite e tij korruptonjese, do ta nxirrnin dhe nje here pa lagur. Por tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem.

Ne keto kushte i mbetej qe ose te perballej ne gjyq ose te terhiqej!

Perballja ne gjyq do ishte derrmuese per Ramen sepse jo vetem do te humbiste gjyqin , jo vetem do te rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve, por sic kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin perballe dhe fakte te reja per krimet dhe skandalet e tij !

Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikerisht kohen e pandemise me shpresen se akti do te kalonte pa buje. Por sic theksova qe ne krye, zbythja e Rames nga gjyqi me “Bild”-in eshte vetem kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete tanime te njohur e te pranuar boterisht mbi manipulimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

Terheqja e Rames konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave ne Diber dhe Durres. Rama e pranoj, tani eshte rradha e gjyqesorit te coje para drejtesise pergjegjesit.

Zbardhja e shitblerjes se votave eshte kusht edhe per nisjen e bisedimeve per anetarsim. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Italia miraton tamponët e shpejtë, hapja vetëm pas Pashkëve

Numri i viktimave i kalon 25 mijë por kurba në Itali vijon të bjerë

Rama tregon pse tërhoqi padinë ndaj Bild: Kaluam bukur në Mynih

Rama tregon pse tërhoqi padinë ndaj Bild: Kaluam bukur në Mynih

Rama u përgjigjet shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve

"Mos marrim mësysh", Rama: Nuk do të hapemi kudo njësoj
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}