Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Raportohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk ka arritur ta fitojë betejën për jetën.
Burimet konfirmojmë lajmin, ndërsa bëhet me dije se aktori është shuar në banesën e tij, nga e cila nuk dilte prej një kohe të gjatë për shkak të sëmundjes.
Një prej emrave të njohur të ekranit shqiptar ai do të mbetet i paharruar nga publiku, veçanërisht në rolin e Dedës në filmin “Rrugë të bardha”. Ljarja ishte bashkëshorti i aktores Marjeta Ljarja.