Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, qytetarët duhet të pajisen me leje-dalje dhe për arsye shëndetësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se qytetarët të cilët duhet të lëvizin për arsye shëndetësore duhet të aplikojnë në e-albania dhe leje-daljet për arsye shëndetësore.
Kryeministri ka shpjeguar dhe dokumenetet që duhet të pajiset një qytetar, ndërsa ka paralajmëruar se çdo person që nuk ka leje-dalje do të ndëshkohet.
Reagimi
? NGA SOT NË ëëë.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?
?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!
? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!
? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI
? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!/ Opinion.al