Ditën e sotme besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës. Si asnjë herë më parë dhe në një mënyrë të pazakonte mbrëmjen djeshme “Ngjallja e Krishtit” u festua pa besimtarë për shkak të pandemisë.
Në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ashtu si në të gjitha kishat e vendit, meshat u kryen pa besimtarë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbajti meshën e madhe në katedralen Tiranës me fjalët e ungjillit, ndërsa besimtarët në mënyrë simbolike e ndoqën nga shtëpitë e tyre. Ndërsa besimtarët në mënyrë simbolike ndezën qirinjtë në shtëpitë e tyre.\ Opinion.al