Mirëmëngjes mami! Është një ditë e re! Po lutem që të kthehesh në shtëpi. Kam nevojë për ty mami. Je e vetmja që më kupton dhe përpiqesh të më kuptosh. Nuk mund të jetoj pa ty. Asnjë nga ne nuk jeton dot pa ty. Unë besoj tek ti, të lutem lufto. Ti je e fortë mami. Të dua shumë, më shumë nga sa mund ta imagjinosh.
Të dua
Mami do të kthehet
Këto janë fjalët e fundit të një punonjëse shëndetësie për vajzën e saj publikuar nga “NY Times”. Madhvi Aya, e cila kishte qenë mjeke në Indi, punonte në një urgjencë në Brooklyn ku kishte pacientë me koronavirusi. Brenda pak ditëshajo u infektua.
Aya, 61 vjeçe u dërgua në një spital më pak se 3 kilometra larg burrit dhe vajzës së sa 18-vjeçare, por ata nuk lejoheshin ta vizitonin.
Në një mesazh me familjen e saj ajo përshkruante dhimbjet e tmerrshme të gjoksit që nuk e linin të çohej nga shtrati. Ndërsa gjendja e saj përkeqësohej, mesazhet e saj u bënë edhe më të rralla e më të shkurtra. Në mesazhin e fundit drejtuar së bijës ajo thoshte se do të kthehej në shtëpi. Por nuk arriti ta mbante premtimin.
Punonjësit në vijën e parë të janë më të rrezikuarit nga virusi. Mesazhet e Ayas, flasin për një grua që e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke iu shërbyer pacientëve./Opinion.al