Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ Koronavirusi vdekjeprurës ka tre variante, dokumentohet mutacioni

2020/04/11 at 9:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
22 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, numri shkon në 70

Sipas një raporti nga gjenetistët britanikë dhe gjermanë ekzistojne tre variante të virusit:  Llojet A, B dhe C. Të gjitha rrjedhin nga një patogjen i gjetur tek lakuriqët e natës dhe kanë evoluar në mënyra të ndryshme. Gjetjet tregojnë se virusi është përshtatur mirë me transmetimin tek njeriu dhe pëson mutacione ndërsa përhapet, thonë epidemiologët kinezë.


Zbulimi se si u formuan variantet dhe më pas u përhapën mund të ndihmojë shkencëtarët të identifikojnë burimin e virusit dhe të shpjegojnë pse është kaq ngjitës.

Studiuesit analizuan 160 gjenomet e plota nga pacientët, nga 24 dhjetori deri në 4 mars, dhe më pas rindërtuan rrugën e Covid-19 te njerëzit, përmes mutacioneve që pësoi.

Tipi A ishte më afër koronavirusit të zbuluar tek lakuriqët dhe megjithëse ky tip u gjet në Wuhan, nuk ishte lloji kryesor.

Tipi A u gjet edhe tek amerikanët që kishin jetuar në Wuhan dhe te pacientët e diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Varianti më i përhapur në Wuhan ishte tipi B, tha studimi.

Tipi C është varianti që gjendet më shpesh në Evropë, bazuar në rastet në Francë, Itali, Suedi dhe Angli.

Tipi C nuk ështe zbuluar në asnjë pacient në Kinën kontinentale, megjithëse është gjetur në Singapor, Hong Kong dhe Korenë e Jugut.

Studiuesit arritën në përfundimin se varianti A ishte rrënja e koronavirusit, pasi ishte i lidhur më së afërmi me virusin që gjendet në lakuriqët e natës. Tipi B rrjedh nga A, ndërsa tipi C është “e bija” e variantit B. Virusi i tipit Wuhan-B mund të adaptohet imunologjikisht ose ambientalisht me një pjesë të madhe të popullatës së Azisë Lindore.

Tipi B mund të ketë pësuar mutacion për të përballuar rezistencën jashtë Azisë Lindore.

Studimi gjithashtu dokumentoi se si lëvizja e njerëzve ka ndihmuar përhapjen e virusit.

Për shembull, studimi sugjeroi që një nga prezantimet më të hershme të virusit në Itali – erdhi nga një udhëtar meksikan, i cili u diagnostikua në 28 shkurt. Meksikani u infektua nga një gjerman që punoi në një kompani në Mynih. Gjermani e mori virusin në 27 janar, nga një koleg kinez në Shanghai, i cili kohët e fundit ishte vizituar nga prindërit e tij që jetonin në Wuhan.

Studiuesit kanë dokumentuar 10 mutacione te virusit përgjate udhëtimit të tij viral nga Wuhan në Meksikë, shkruan “South China morning news”.

Ky studim tregon se virusi përshtatet gjithnjë e më shumë me popullsitë e ndryshme dhe për këtë arsye pandemia duhet të merret seriozisht. Njerëzit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje parandalimit dhe kontrollit të virusit pasi ai mund të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë./Opinion.al

Etiketa: koronavirusmutacion


Ju sugjerojmë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Para
Shtohen rastet në Kosovë, në karantinë Prishtina dhe Ferizaj

Shtohen rastet në Kosovë, në karantinë Prishtina dhe Ferizaj

Foto/Piloti krijon simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës

Foto/Piloti krijon simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës

Kalo publikon foto me pacientin: Udhët e Tiranës t’a thyejnë zemrën

Kalo publikon foto me pacientin: Udhët e Tiranës t’a thyejnë zemrën
















TE FUNDIT

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com