Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Burgut nr.313 në Tiranë, Eduart Struga, i cili u arrestua pak ditë më parë.
Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit e tjerë, Shefin e Logjistikës, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kurtalla, si pjesë e grupit.
Të tre ata u arrestuan katër ditë më parë pas dyshimeve për një histori korrupsioni në një tender. Arrestimet u bënë pas përgjimeve që vëretonin përfshirjen e tyrë në aferën korruptive./ Opinion.al