Përmes rrjeteve sociale Pink deklaroi se bashkë me djalin e saj 3-vjeçar ishin prekur nga koronavirus dhe hynë në izolim pasi rezultuan pozitivë në test.
Tashmë ata kanë kaluar gjithçka dhe gëzojnë shëndet të mirë.
Por përmes një postimi në tuiter, duke konsideruar një dështim absolut të qeverisë moskryerjen e testeve në masë, këngëtarja vendosi të dhurojë 1 milionë dollarë për të ndihmuar sistemin. “Për të mbrojtur mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”, shkroi ajo.
Pink vendosi 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar në Filadelfia, ku kishte punuar për 18 vite edhe nëna e saj dhe 500,00 dollarë për qytetin e Los Anxhelosit.
“Faleminderit për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë,” shkroi ajo./Opinion.al
(1 of 2) ❤️ pic.twitter.com/giodqm0PWf
— P!nk (@Pink) April 4, 2020