Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një burrë në SHBA vdiq pasi mori substancën që Trump tha se shëron virusin

2020/03/24 at 8:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një burrë në SHBA vdiq pasi mori substancën që Trump tha se shëron virusin

Situata e vështirë që ka krijuar pandemia e koronavirusit ka sjellë me vete edhe një mori lajmesh false në lidhje me trajtimin e tij. Deri tani janë përhapur receta të ndryshme dhe shumë ilace janë thënë se funksionojnë për kurimin e sëmundjes por secila nga ato është kufizuar në raste të vecanta dhe nuk janë aprovuar si ilace kundër koronavirusit nga OBSH-ja.

Lajmi se ilace të ndryshme mund të kurojnë COVID-19 kanë bërë që shumë njerëz të rendin për ti blerë duke vënë në rrezik jetën e tyre. Para disa ditësh një lajm i tillë u shpërnda edhe nga presidenti i SHBA, Donald Trump, por informacioni i pa detajuar dhe i thjeshtëzuar ka shkaktuar një viktimë.

Një burrë nga Arizona ka vdekur dhe gruaja e tij është në një gjendje kritike pasi të dy morën një formë të klorurit në një përpjekje për tu mbrojtur kundër Covid-19.

Ilaçi është promovuar nga Presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për koronavirusin. Por ai gjendet në forma të ndryshme dhe përdoret gjithashtu për të pastruar rezervuarët e peshkut.

Cifti ishin të dy rreth të 60-tave. Gruaja i tha NBC News se kishte parë një konferencë televizive në të cilën Trump tregoi për përfitimet e mundshme të klorokinës si një trajtim për Covid-19.

Ilaçi është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA (FDA) për trajtimin e malaries, lupus dhe artritit reumatoid, por nuk është e aprovuar për përdorim kundër koronavirusit të ri.

Cifti kishte përdorur klorokinën më parë për të pastruar akuariumin e tyre dhe i kishte tepruar një sasi në shtëpi. Kjo formë e aditivit është e formuluar ndryshe nga ilaçi i përdorur për trajtimin e malaries.

Javën e kaluar, Trump trumbetoi ilaçin si një trajtim të mundshëm të COVID-19, duke shkruar në Twitter se kishte “një shans të vërtetë për të qenë një nga zbulimet më të mëdhaja në historinë e mjekësisë”, kur merrej me azitromicinën.

FDA sqaroi se klorokina nuk ishte aprovuar, duke thënë se aktualisht nuk ka terapi ose ilaçe të aprovuara për të “trajtuar, kuruar ose parandaluar Covid-19”.

Të dielën, Dr Anthony Fauci, eksperti më i mirë i vendit për sëmundjet infektive, tha në CBS News që presidenti kishte dëgjuar për dy ilaçet nga raportet ‘anekdotike’.

“Unë … kam thënë që nuk jam dakord me faktin në mënyrë anekdotale që ato mund të funksionojnë, por detyra ime është ta dëshmoj përfundimisht nga një këndvështrim shkencor,” tha ai.

Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë Nigerian lëshuan gjithashtu një paralajmërim në lidhje me keqpërdorimin e këtij  ilaci pasi spitalet në Lagos, kryeqyteti i vendit, filluan raportimin e pacientëve të dyshuar për helmim me klorure. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Para
Dyshime për koronavirus, dalin rezultatet për 3 qytetarë në Kosovë

Konfirmohen edhe 2 të prekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon 63 totali

“Mish për top”, mjeku pozon nudo për mungesën e maskave

"Mish për top", mjeku pozon nudo për mungesën e maskave

Ministri gjerman ‘shuplakë’ Mustafës dhe Thacit: Të papërgjegjshëm

Ministri gjerman ‘shuplakë’ Mustafës dhe Thacit: Të papërgjegjshëm

TE FUNDIT

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë tjetër sanksionesh që synojnë sektorin energjetik rus me qëllim rritjen e...

Lexo më shumë

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur para gazetarëve në selinë blu, pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dhe...

Lexo më shumë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com