Spanja është një nga vendet më të goditura nga koronavisuri, e cila deri më tani numëron 1375 viktima dhe 25 mijë të infektuar.
Koronavirusi në Spanjë u përhap me ritme të shpejta, gjë e cila duket se e ka kapur të pa përgatitur sistemin e shëndetësisë.
Siç shihet dhe nga pamjet, spitalet janë të tejmbushur nga personat e infektuar nga koronavisuri, duke detyruar në këtë mënyrë që pjesa tjetër e njerëzve të shtrihen në korridor.
Duke iu referuar pamjeve, sistemi i shëndetësisë spanjolle mund të futet në një gjendje kolapsi, siç ndodhet aktualisht ai i Italisë./ Opinion.al