Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus, me një total prej 42 rastesh.
Dje, në vendin fqinj u vendos gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë pa afat.
Gjendja e jashtëzakonshme prej epidemisë së koronavirusit do të zgjasë 30 ditë. Autoritetet kanë mundësinë që ta zgjasin këtë periudhë, në varësi të situatës që do të paraqitet.
Me vendimin e marrë dje, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që hyn në gjendje të jashtëzakonshme./Opinion.al