Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi, raportojnë mediat lokale.
Viktima është një 53-vjeacar nga Kozani, punonjës i spitalit të Kastorias.
Greqia ka konfirmuar tashmë 228 të prekur nga koronavirusi dhe 4 viktima.
Siaps mediave vendase, 22 nga rastet e prekura nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.
Athina mbetet qyteti ku është numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi.
Kryeministri, Edi Rama, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se prej ditës së sotme në të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus dhe veturë. /Opinion.al