Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

2020/03/08 at 9:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë. Ekspertët përmendin disa shkaqe, mes tyre emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese, mungesën e sigurisë në punë për gratë, pagesat e tyre informale, dhe kushtet e pamjaftueshme ekonomike. Zyratarët thonë se i kanë analizuar shkaqet dhe se kanë marrë disa masa, me qëllim nxitjen e lindjeve, të cilat synojnë fuqimin ekonomik të gruas dhe mbrojten e saj në vendin e punës, të cilat gjithsesi ende s’kanë filluar të japin efekt.


Lindshmëria në Shqipëri është një nga problematikat më të forta që shoqëron proceset demografike. Që prej vitit 90 lindjet kanë rënë me 65% dhe që prej 19 vitesh ato janë nën kufirin 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që është dhe kufiri i nëvojshëm për ruajtjen e popullsisë. Edhe vendet Europiane dhe të rajonit janë prekur nga ky fenomen, por specialistët vërejnë së situata në Shqipëri është shembulli më i deformuar i problemit të lindshmërisë. Përtej efektit të jetës urbane dhe prirjes për të patur një familje të vogël për një jetë më komode, të orientuar drejt karierës, ka dhe probleme tipike shqiptare.

“Këtu mund të përmendja ritmin e lartë të emigracionit të popullatës në moshë riprodhuese. Natyrisht që kjo ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lindjeve në Shqipëri. Ndikim ka patur edhe shtyrja e ndjeshme e moshës së martesës. Dikur, në dy ose tre dekada më parë, vajzat 22-25 vjeç e kishin kryer lindjen e parë. Sot ne kemi vajza që edhe pasi kanë kaluar të tridhjetat, akoma nuk e kanë bërë lindjen e parë”, shprehet Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Ermira Çausholli, me profesion gazetare, është nënë e 4 vajzave. Ajo ja ka dalë mes vështirësive të jetë nënë dhe grua nëkarierë, ndaj dhe është kritike për politikat e ndjekura ndaj gruas në Shqipëri.

“Asnjëherë politikat nuk e kanë ndihmuar gruan, që të jetë një nënë e denjë përballë fëmijëve dhe grua e dobishme në shoqëri. Është për të ardhur keq, që në momentin, që një grua është në marrëdhënie pune dhe sapo rrethi drejtues merr vesh shtatzaninë e saj, fillojnë e shohin si një gjë që nuk do të ketë më vlerë, dhe që nuk do të jetë më aq efiçente në të ardhmen”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se i kanë ndjekur dhe analizuar problemet mbi lindshmërinë dhe se kanë kanë marrë disa masa, siç është bonusi i bebeve 400 dollarë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tretin, që sipas tyre ka filluar të japë efekte. Po ashtu dhe përfitimi i lejës së barrë lindjes për gratë që nuk kanë qenë në mardhënie pune. Ato përfitojnë nga sigurimi i bashkëshortëve. Edhe trajtimi i grave në vendin e punës gjatë shtatzanisë ka marrë vëmendje megjithëse zyrtarët janë të vetëdijshëm që ende ka probleme duke veçuar hendekun me grave dhe burrave në paga, apo sigurimi i grave jo me pagën reale.

“Edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin e Punës në disa drejtime janë të lidhura direkt me mbrojtjen e nënës gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjatë periudhës së lejës së barrëlindjes dhe pas lindjes. Punëdhënësi duhet të plotësojë detyrimet kontraktuale ndaj punëmarrësit. Natyrisht ka penalitete, por përmirësimi vjen kur e gjithë shoqëria ngre zërin”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për ekspertët rënia e lindshmërisë në vend, lidhet në vijimësi me mungesën e politikave sociale, të mbështetjes së grave me kopshte çerdhe, me mungesën e kushteve në punë dhe të orareve të reduktuara për gratë pas lindjes, për t’u ndalur tek faktorët ekonomik.

“Faktorët ekonomikë prekin një shtresë të gjerë të popullsisë përsa i përket riprodhimit, pamundësia për të siguruar minimumin jetik, apo nevojat bazë të fëmijëve që ata sjellin në jetë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të fëmijëve”, thotë Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Problemet ekonomike dhe sociale sipas mjekëve janë shpeshherë dhe arsyet e ndërprerjes se shtatzanive nga gratë, të lejuara me ligj në vitin 95, brenda javës së 12, megjithëse numri i tyre ka ardhur në rënie të vazhdueshme.

“Një aspekt është i lidhur më tepër me moshën e re. Janë të papërgatitura për të qenë nëna. Arsyet e tjera lidhen me mundësitë ekonomike, pasi ideja e sjelljes në jetë të një fëmije megjithë përkushtimin dhe vëmendjen që do marrë ai, i gjen të papërgatitura. Një aspekt tjetër është gjithashtu dhe gruaja në karierë”, thotë Besjona Kodra, Mjeke Obstetër Gjinekologe.

Ermira Çausholli thotë se kur nuk mundësi ekonomike për të sjellë në jetë një fëmijë është një fatkeqësi që i kalon kufijnë e familjes, prek gjithë shoqërinë. Ajo sjell shembuj se si po stimulohen lindjet në vende të Europës qëndrore.

“Bota i ka rregulluar gjërat. Në Hungari, shteti për fëmijën e katërt të heq komplet taksat, detyrimet, tatimet për gjatë gjithë jetës. Ndërkohë këtu bëhen përpjekje, por nuk janë në harmoni, me një sërë masash apo më plane pilote, të cilat janë shumë të domosdoshme që gruas t’i japin vendin, peshën dhe dinjitetin e duhur”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se janë hartuar disa politika që lidhen më nxitjen e punësimit të grave siç janë ndërmarrjet sociale, fuqizimi ekonomik i tyre, bonuset e qirave të shtëpive për çifet e reja, apo dhe nisma e fundit për riaktivizimin e komitetit kombëtar të shëndetit riprodhues.

“Të gjitha këto politika synojnë stabilitet në lindshmëri duke patur në fokus familjen e re dhe nënat e reja në mënyrë të veçantë”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vitet 60 një grua në moshë riprodhuese kishte mesatarisht 6 fëmijë, më pas rënia vijoi me një trend linear. Në vitet 70 ra në 5.2 fëmijë për grua, në vitet 80 në 3.6 dhe në vitin 1990 në 3 fëmijë për një grua. sot është 1.37, pra nën kufirin 2.1që është dhe niveli inevojshëm për të ruajtur popullsinë. Rënia e lindshmërisë është një prej faktorëve kryesore të tkurrjes dhe plakjes së popullisë në Shqipëri. Mjaft organizata janë aktivizuar në mbrojtje të gruas, por problemet vijonë të jenë të thella dhe sfiduese si për shtetin ashtu dhe për shoqërinë. / VOA



Ju sugjerojmë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Kryesore

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

11 Maj, 2025 4:50 pm
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
Aktualitet

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

11 Maj, 2025 4:30 pm
Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas
Aktualitet

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

11 Maj, 2025 4:29 pm
Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës
Kryesore

Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës

11 Maj, 2025 4:19 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në qendrën e votimit në Fushë Milot

11 Maj, 2025 4:00 pm
PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!
Kryesore

PS thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje: Vota juaj, e rëndësishme!

11 Maj, 2025 3:52 pm
Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
Aktualitet

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

11 Maj, 2025 3:21 pm
Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11 Maj, 2025 2:56 pm
Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kryesore

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 2025 2:51 pm
Para
U bë ‘i famshëm’ për deklaratën për femrat, deputeti: Skenar anti-shqiptar

U bë 'i famshëm' për deklaratën për femrat, deputeti: Skenar anti-shqiptar

Koronavirusi/ OBSH bën thirrje të evitohen pagesat me kartmonedha

Koronavirusi/ OBSH bën thirrje të evitohen pagesat me kartmonedha

Juventus mposht Interin, gara për Serie A vijon vetëm me Lazion

Juventus mposht Interin, gara për Serie A vijon vetëm me Lazion
















TE FUNDIT

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
11 Maj, 2025

Policia ka referuar materialet procedurale në SPAK për administratorin e njësisë Administrative Xibër, Dibër. Sipas uniformave blu bëhet me dije...

Lexo më shumë

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
11 Maj, 2025

Komisioni Rregullator pranë KQZ do të mblidhet në orën 17:00 për shqyrtimin e kërkesës ku propozohet shtyrja e orarit të...

Lexo më shumë

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas
11 Maj, 2025

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Florenc Çapjas për t’i dhënë leje për të votuar. Vendimi është dhënë nga...

Lexo më shumë

Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës

Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës
11 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë pasditen e sotme vendimin për tu hequr mjetet e identifikimit të gjithë vëzhgësuesit  në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com