Ka shkuar në katër numri i të prekurve me koronavirsu në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë greke, e cila ka deklaruar se rasti i katërt është një grua 36-vjeçare nga zonat e Athinës.
Sipas informacioneve, 36-vjeçarja kishte udhëtuar së fundmi drejtë Italisë, ndërsa pasi është kthyer ka shfaqur simptoma të koronavirusit.
Ndërkohë, personat e tjerë të prekur nga koronavirusi në Greqi janë izoluar. Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë, ku më e prekur është Italia./ Opinion.al