Kryemnistri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar nga frika e koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se nuk ka vend për panik, ndërsa ka publikuar një video më këshilla se si qytetarët të mbrohen nga virusi.
Rama ka sulmuar përsëri mediat duke thënë se duhet të ndiqni këshillat e miratuara nga Organizta Botërore e Shëndetësisë dhe të shmangin “telebroçkullat dhe dixhidokrrat”.
Po ashtu, kryeminsitri ka theksuar se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa deklaron se vendi ynë i ka marrë masat e nevojshme.
Reagimi
?NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN?
? DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU?/ Opinion.al