Militantë të dyshuar islamikë vranë së paku 30 njerëz dhe rrëmbyen gra dhe fëmijë, gjatë një bastisjeje në verilindje të Nigerisë.
Shumica e viktimave kanë qenë udhëtarë, që janë djegur për vdekje, derisa kanë qenë duke fjetur në makina gjatë një ndalese gjatë natës, thanë zyrtarët.
Sulmi ndodhi në një autostradë në qytetin Auno.
“Militantët erdhën me kamionë dhe armë të rënda, përpara se të vrisnin, digjnin dhe plaçkisnin”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Nigerisë, Ahmad Abdurrahman Bundi.
Grupi militant Boko Haram ka kryer sulme brutale në Nigeri qysh në vitin 2009.
Rreth 35,000 njerëz janë vrarë, më shumë se dy milionë kanë mbetur të pastrehë, ndërsa qindra të tjerë janë rrëmbyer në konflikt.
Grupi kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar, siç thotë, një shtet islamik në veri të Nigerisë.
Qeveria e Nigerisë vazhdimisht ka thënë se militantët janë mposhtur, por sulmet vazhdojnë. /Opinion.al