Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengmarrja e Jan Prengës, flet Dritan Rexhepi: Nuk kam lidhje

2020/02/10 at 6:04 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Pengmarrja e Jan Prengës, flet Dritan Rexhepi: Nuk kam lidhje

Ashtu siç kishte paralajmëruar, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar sot në Abc News intervistën me Gramoz (Dritan) Rexhepin, një personazh të shumë përfolur ditët e fundit, i cili sipas prokurorisë kishte gisht në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasie prej 283 kilogramësh kokainë në Angli.


Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito për gazetarin Artan Hoxha se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.

“E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërisë, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim.

Por meqenëse ju thoni se prokuroria ka thënë është filani që ka folur në telefon dhe nëse ka tabulatet e atij qe ka folur në emrin tim, ta publikojë ose nëse ka identitetin e atij që ka folur ta publikojë që ta di edhe unë për çfarë bëhet fjalë se edhe mund ti ndihmoj nëse vërtetë është dikush që ka përdorur emrin tim”, shprehet Gramoz (Dritan) Rexhepi për gazetarin, Artan Hoxha.

Pjesa e parë e intervistës që gazetari Artan Hoxha i mori Gramoz Rexhepit nga burgu në Ekuador:

Gjate ditëve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhëna prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrëmbye dhe tashme deklarohet se është vrare e me pas i është zhdukur kufoma Jan (Dod) Prenges. A jeni ne dijeni për ketë fakt?!

Si fillim faleminderit qe po me jepni mundësinë te flas ne lidhje me ketë ngjarje. Po, kam marre dijeni nga njerëz te mi te afërt për çfarë ka ndodhur aty.

Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se është përfshirë emri im ne këtë histori. Madje nëse do isha i lire ne Shqipëri do kisha dale menjëherë ne media për te sqaruar pozicionin tim.

Jam vene ne dijeni me ketë ngjarje pak me vonese dhe për aq kohe sa mund te vihet ne dijeni një person qe është i izoluar ne një vend te largët te botes.

Pavarësisht çfarë thuhet unë dua te them gjerat ashtu si i di unë.

Nuk është se di dhe shume hollësira çfarë behet aty pasi unë nuk kam shume mundësi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mësova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithë këtë ngjare.

Ku ndodheni aktualisht, nga po flisni?

Unë jam i izoluar ne një burg te sigurisë se larte ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Ndodhem i burgosur ne ketë vend qe nga 26 qershori i vitit 2014 kur jam arrestuar bashke me një grup te madh personazh. Por nga 11 persona qe janë ndaluar ne atë kohe, te gjithë janë liruar, ndërsa unë jam i vetmi qe kam mbetur ne burg.

Gjashte prej te arrestuarve kane marre pafajësi, ndërsa 4 personat e tjerë qe iu kap ne banese sasia e kokainës, mes tyre një shtetas nga Kili dhe 3 nga Ekuadori e pranuan akuzën dhe janë liruar me kusht. Vetëm unë nuk jam liruar sepse me pengon kërkesa e ekstradimit për ne Shqipëri.

Për çfare jeni arrestuar?
Jam arrestuar nga policia Ekuadoriane ndërsa ndodhesha duke pire kafe ne qendren tregetare “Mol Del Sol”, ne Guajakil, qytetit port me te madh te shtetit te Ekuadorit. Akuzohem bashke me nje grup personazh, si pjese e nje organizate per trafikimin e nje sasie kokaine prej 249 kilogramesh.

Them akuzohem sepse une nuk e kam pranuar kurre perfshirjen time ne kete ngjarje, dhe nuk me eshte kapur mua ngarkesa. Per kete shkak jam duke zhvilluar nje beteje te gjate ligjore me gjykatat e ketij vendi. Per momentin ceshtja ime eshte ne gjykaten e larte te Ekuadorit. Gjyqi besoj do te zhvillohet pas disa muajsh, kete vere.

Sa eshte denimi qe keni marre nga drejtesia e Ekuadorit?
Momentalisht jam denuar me 13 vite, edhe pse kam mbetur i vetmi ne burg nga 11 personat qe u kapen ne vitin 2014. Deri tani kam qendruar ne burg per me shume se 5 vite e 7 muaj.

Arrestimi juaj ne vitin 2014 eshte cilesuar si nje sukses i madh edhe nga zyrtaret e larte te Interpolit ne Lion te Frances. A jeni ne dijeni te kerkesave per ekstradim nga disa vende te Europes, perfshire ketu dhe Shqiperine?

Po jam vene ne dijeni nga avokati se me kane kerkuar per ekstradim ne Europe, por deri tani une kam pranuar vetem kerkesen per ekstradim ne Shqiperi.

Ekstradimin per tu kthyer ne Shqiperi e kam pranuar une nuk e kam kundershtuar. Por nuk me sjellin ne Shqiperi pa mbaruar me pare gjyqet ne te gjitha shkallet ne Ekuador.

Do te nis dosjen e ekstradimit qe ta shikosh se une e kam pranuar vet te ekstradohem ne Shqiperi.

Per momentin jeni personi me i akuzuar ne Shqiperi si organizatori dhe urdheruesi i nje pengmarrje qe sipas policise ka shkuar keq, dhe personi i marre peng tashme ka humbur jeten pavarsisht se trupi i tij nuk eshte gjetur ende. Per me teper, viktima Jan Prenga, eshte nje njeri krejt i pafajshem ne nje trafik nderkombetar kokaine qe dyshohen ta kene bere vellezerit e tij, si dhe eshte babai i 5 femijeve. Jeni ne dijeni te ketij fakti?

Nese rezulton e vertete se personi per te cilin ju folet ka humbur jeten ne rrethana te tilla, eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende.

Une do ti shprehja ngushellimet e mia familjes dhe femijeve te Jan Prenges per ate qe i ka ndodhur. Por e refuzoj kategorikisht perfshirjen time ne kete ngjarje.

Nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh ne nje burg te sigurise se larte ne anen tjeter te botes, ne Ekuador.

Nuk ka asnje prove qe me lidh mua me kete ngjarje. Nuk e di kush eshte kaq i interesuar nga ju ne media, duke filluar qe nga ju si gazetar apo dikush tjeter qe te mi bej keto trillime pa patur asnje akuze zyrtare nga shteti dhe ti fryjne kaq keq pa arsye.

Une nuk ndodhem per pushime ketu ku jam. Jam i denuar ne nje burg te sigurise se larte, survejohem me roje dhe me kamera 24 ore ne 24. Jam gjithe kohes ne vezhgim dhe pergjim per cdo levizje qe bej ketu brenda, per cdo kontakt qe bej dhe me kedo qe flas.

Madje edhe ndersa jam duke komunikuar me ju jam ne vezhgim dhe pergjim.

Mbi ju ka nje akuze si organizatori dhe porositesi i nje sasie prej 283 kg kokaine qe eshte grabitur nga nje kontenier bananesh qe vinte nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli?

Kjo eshte per te qeshur. Nuk e di ne cilin film mund ta keni pare kete gje, por me nxirrni nje prove te vetme qe me lidh mua me kete histori. Jam shume kureshtar te shoh qofte dhe nje prove te vetme.

A e kuptoni qe ndodhem ne burg ne fund te botes, i survejuar ne cdo moment, ku cdo takim, telefonate eshte ne pergjim nga autoritetet ketu? Ketu ku jam une nuk punon asnje lloj telefoni celular.

Funksionojne vetem telefonat me gabine te burgut. Kjo per faktin se midis bandave ne burgjet Ekuadoriane jane bere shume vrasje dhe policia ka vendosur antena bllokuese duke nxjerre jashte perdorimit cdo telefon celular.

Jeni akuzuar si porositesi i ngarkeses nga Ekuadori ne Britani, dhe ka pergjime bisedash telefonike mes jush dhe Ndrek Prenges, njerit prej vellezerve Prenga qe ndodhet ne burg ne Angli.

Kush me akuzon? Nuk di te kete nje akuze zyrtare aty ndaj meje. Une kam avokat aty te pajtuar per gjyqin qe kam ne gjykaten e larte dhe ai nuk eshte thirrur dhe nuk ka asnje informacion zyrtar per kete gje.

Nuk ka asnje urdherarresti apo urdherndalimi ndaj meje. Nuk ka asnje fakt, asnje prove konkrete qe me lidh mua me kete ngjarja.

Te vetmit njeres qe une flas kur me lejohet nga burgu jane familjaret e mi ne Shqiperi, askush tjeter.

Ne media jane publikuar biseda te pergjuara telefonike mes teje dhe Ndrek Prenges ne lidhje me ngarkesen e zhdukur te kokaines.

Akuzat e publikuara nga media i referohen grupit hetimor?

Kush e pohon qe kam folur une personalisht me kete Ndreken? Kush qenka ky Ndreka?

Ndrek Prenga eshte vellai i Jan Prenges, personit te marre peng dhe te zhdukur ne Shqiperi me 17 janar 2020. Ndrek Prenga eshte ne burg ne Angli.

Me tregoni kush eshte personi qe thote se ka folur me mua ne telefon? Ku mbeshtetet kjo akuze? Me cfare kam komunikuar une?

Sot pergjohet cdo gje ne planet dhe diku dhe dikur le nje gjurme.

Po pse pikerisht eshte permendur emri juaj dhe jo emri i dikujt tjeter qe ka komunikuar me vellezerit Prenga?

Nuk mund te perjashtoj mundesine qe dikush tjeter i ka kercenuar ne emrin tim ose ka folur ne emrin tim. Por ne menyre kategorike nuk kam folur dhe as ia kam idene fare cfare po ndodh atje.

Mbase per shkak te te kaluares sime, per shkak te faktit qe jam i denuar ne nje burg ne Ekuador, per ta bere me te frikshme kercenimin ndaj tyre dikush tjeter qe ka dashur te perfitoje nga kjo ngjarje ka permendur emrin tim?!

Nuk e di per kete nuk te them dot gje. Por une nuk kam asnje kontakt me keta njeres, nuk i njoh, as nuk kam degjuar per ta pervec cfare eshte folur keto dite.

Media ka publikuar disa biseda te pergjuara mes jush dhe njerit prej vellezerve Prenga, diku rreth dates 22 janar, 5 dite pasi kishte ndodhur pengmarrja, ku thuhet se njerezve tuaj ne Angli u jane kthyer 106 kg kokaine dhe 700 mije paund, pjese e ngarkeses se grabitur ne Portsmuth?

Me vjen keq qe vazhdoni te kembengulni per skenare filmash. Me nxirrni nje prove te vetme.

Nje telefon, numer telefoni, tabolat, bisede te pergjuar, deshmitar qe te provoje kete gje.

Une nuk jam as drejtor banke dhe as biznesmen ne Ekuador qe te porosis konteniere me banane te mbushur me kokaine apo te arketoje shuma 700 mije paund. Kjo eshte si ajo genjeshtra qe u tha ne media as arrestimit tim ne Ekuador.

Ku pretendohej qe bashke me mua ne qershorin e 2014-es ishte arrestuar edhe babai im.

Babai im 73 vjec, me 100 halle qe i kane rene ne kurriz perfshire dhe hallin tim, ska shkelur kurre ne Ekuador. Ai ka nje vresht atje ne fshat dhe shet vere.

Ai e kishte denoncuar qe ne marsin e 2014-es qe i kishte humbur pasaporta ne policine e Vlores. Mediat e nxoren babain tim pensionist trafikant ne Ekuador.

E kuptoni cfare behet?! Prandaj po e sqaroj njehere e mire kete akuze, nuk kam folur me asnje nga vellezerit Prenga, ca me teper me nje prej tyre qe eshte ne burg ne Angli.

Nuk nuk njoh ndonje shkodran apo te kem bashkepunuar me te. Nuk i njoh dhe as kam komunikuar me asnje person te familjes Doci apo qe ka mbiemrin Doci, nuk njoh askend prej tyre. Qe nga koha qe jam ne burg nga qershori 2014-es nuk kam komunikim me asnje person nga Shkodra apo keta te tjeret.

E vetmja gje qe me shkon ndermend eshte qe dikush ju ka bere presion ne emrin tim. Une kam 15 vite larg Shqiperise, i arratisur nga burgu, i denuar per vrasje, i burgosur ne Ekuador, duket sikur i plotesoj elementet per tu perdorur si kercenim.

Por me qe ju thoni se prokuroria ka thene eshte filani qe ka folur ne tel dhe nese ka tabolatet e atij qe ka folur ne emrin tim, ta publikoj ose nese ka identitetin e atij qe ka folur ta publikoj qe ta di edhe une per cfare behet fjale se edhe mund ti ndihmoj nese vertet eshte dikush qe ka perdorur emrin tim.

Per keto gjera, tha ky, tha ai kam 15 vite neper gjyqe ne Shqiperi. /abcnews.al



Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Para
Denoncimi tek Berisha: Kanë rrahur kryebashkiakun e Elbasanit

Denoncimi tek Berisha: Kanë rrahur kryebashkiakun e Elbasanit

Hakerët kinezë vjedhin të dhënat personale të mbi 147 milionë amerikanëve

Hakerët kinezë vjedhin të dhënat personale të mbi 147 milionë amerikanëve

Për Tiranën

Për Tiranën
















TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com