Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi i Trump dhe gjyqi për shkarkim

2020/02/04 at 4:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump për Ngrohjen Globale: “Të lutem kthehu, kemi nevojë për ty”

Ditën e mërkurë Senati do të zhvillojë votimin përfundimtar për ta shpallur të pafajshëm ose për ta larguar nga detyra Presidentin Trump. Votimi në Senat, bëhet një ditë pasi Presidenti të ketë mbajtur para Kongresit fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit.

Dy presidentë të tjerë amerikanë para tij i kanë mbajtur fjalimet mbi gjendjen e vendit ndërsa kanë qënë ende në proces gjyqëpsor në Senat, demokrati Bill Clinton dhe republikani Richard Nixon. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim rasteve të dy presidentëve të mëparshëm dhe se si Presidenti Trump mund të mësojë prej tyre.

Donald Trump mund të bëhet presidenti i tretë amerikan që mban fjalimin drejtuar vendit ndërsa në Senat vazhdon gjyqi, për shkarkimin e tij.

Para tij ka qënë presidenti Klinton në vitin 1999.

“Le t’i ngremë sytë si një komb dhe nga maja e këtij shekulli amerikan, të hedhim vështrimin drejt së ardhmes, duke kërkuar bekimin e Zotit në përpjekjet tona dhe për vendin tonë të dashur”, tha Presidenti Bill Clinton.

Në vitin 1974, Presidenti Richard Nixon përballë procedurave të shkarkimit për skandalin “Wotergate” përdori pjesë të fjalimin për të mbrojtur veten.

“Besoj se ka ardhur koha për të përfunduar atë hetim dhe hetime të tjera mbi këtë çështje. Një vit hetimesh për ‘Watergate-in’ është i mjaftueshëm.”

Presidenti Clinton përdori një qasje tjetër, thotë Thomas Schwartz me Universitetin Vanderbilt.

“Ishte shumë optimist, me tone të larta mbi gjendjen e mirë në Shtetet e Bashkuara, se sa e fuqishme ishte ekonomia, sa vende pune ishin hapur dhe se ishte realizuar rimëkëmbja ekonomike. Ai nuk e përmendi fare çështjen e shkarkimit.”

Fjalimi i së martës është veçanërisht i rëndësishëm për zotin Trump para zgjedhjeve të nëntorit. Hans von Spakovsky është me Fondacionin Heritage.

“Ekonomia është në gjendje të mirë, papunësia jashtëzakonisht e ulët dhe faktikisht papunësia për afrikano-amerikanët dhe hispanikët është në nivelet më të ulta ndonjëherë. Besoj se Presidenti do të dojë të flasë për këto arritje pavarësisht se çfarë po ndodh në Kongres, përfshi procesin për shkarkimin.”

Presidenti Clinton u lirua nga akuzat ndërsa Presidenti Nixon dha dorëheqjen para fillimit të gjyqit. Analistët thonë se qasja e zotit Trump do të mbështetet tek dy paraardhësit e tij.

“Me siguri që ai do të ngrejë lartë arritjet e administratës së tij, veçanërisht në ekonomi. Por ai ndoshta mund të përmend procesin e shkarkimit dhe ndoshta do të sulmojë fuqishëm demokratët për politikën e tyre mbi këtë”, thotë profesori Thomas Schwarts me Universitetin Vanderbilt.

Nëse u referohemi tubimeve të zotit Trump, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në gjyqin për shkarkimin e tij, Presidenti Trump ka të ngjarë të vazhdojë të tregohet optimist.

“Këtë nëntor do të fitojmë shumicën në Kongres dhe në Senat dhe do të mbajmë Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Presidenti Trump gjatë një tubimi./ Burmi: VOA

Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake
Bota

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake

25 Maj, 2025 10:17 am
Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Bota

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

25 Maj, 2025 10:10 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

25 Maj, 2025 10:06 am
Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
Aktualitet

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

25 Maj, 2025 9:52 am
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

25 Maj, 2025 9:26 am
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
Kronikë

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

25 Maj, 2025 9:14 am
Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët
Sport

Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

25 Maj, 2025 9:10 am
Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë
Bota

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

25 Maj, 2025 9:05 am
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Vladimir Putin po tallet me gjithë botën

25 Maj, 2025 9:02 am
Shqipëria turistike, Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit
Aktualitet

Shqipëria turistike, Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

25 Maj, 2025 9:01 am
Para
Takimi me Bashën, ambasada e SHBA: Përfundoni një kod zgjedhur

Takimi me Bashën, ambasada e SHBA: Përfundoni një kod zgjedhur

Postoi shkrimin kundër Bashës që u fshi nga ‘Bild’, përgjigjet Balla

Takimi me delegacionin e BE, Balla: Meta të dekretojë datën e...

Nga vilat tek makinat luksoze,çfarë sekuestroi në Shkodër “Forca e Ligjit”

Nga vilat tek makinat luksoze,çfarë sekuestroi në Shkodër “Forca e Ligjit”

TE FUNDIT

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake
25 Maj, 2025

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë të një kantieri detar pas incidentit të ndodhur gjatë hedhjes në det të...

Lexo më shumë

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
25 Maj, 2025

Teksa vendet rreth Evropës rritin mbrojtjen e tyre mes frikës nga agresioni rus, ministri gjerman i Mbrojtjes ka pranuar se...

Lexo më shumë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
25 Maj, 2025

Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit. Policia informon se ngjarja ka  ndodhur...

Lexo më shumë

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
25 Maj, 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com