Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse shumë martesa përfundojnë në divorc, tetë arsyet kryesore

2020/01/29 at 11:00 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk deklaroni shpenzimet e dasmës? Vendoset gjoba 1 mijë euroshe

Mungesa e përkushtimit

Kur njerëzit janë në një lidhje, përpiqen vazhdimisht që ta bëjnë personin e zemrës të ndihet i veçantë. Por nga ana tjetër, pas martesës, një pjesë e çifteve e konsiderojnë raportin si “të mirëqenë” dhe fillojnë të mos përkushtohen si zakonisht. Kështu, me kalimin e kohës, krijohet një hendek i madh mes bashkëshortëve.


Tradhtia

Një nga arsyet kryesore të divorceve është mungesa e besnikërisë, që ndodh kryesisht pas pak viteve martesë ose pas lindjes së fëmijës së parë. Shumica e çifteve nuk arrijnë të rikthejnë besimin ose pasionin, ndaj pak kohë pasi kanë zbuluar tradhtinë, i japin fund martesës.

Raporti i ngushtë në fillim

Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, çiftet që janë tepër të lidhur në fillim, kanë më shumë gjasa që të divorcohen. Kur e shfaqni dashurinë vazhdimisht dhe surprizat arrijnë në atë pikë sa partneri nuk surprizohet më, situata mund të bëhet e mërzitshme pas martesës.

Kjo i bën njerëzit të mendojnë se nuk ka më ndjenja dhe rrit presionin në lidhje.

Nuk ishte dashuri e vërtetë

Një ndër gabimet që bëjnë shumë çifte është se ngatërrojnë dashurinë me “të qenurit rehat”. Njerëzit që kanë lidhje prej shumë kohësh, mund të ndodhë që të mos jenë realisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por thjesht të “jenë rehat”. Zakonisht ndodh që pasi martohen e kuptojnë se nuk janë vërtet të dashuruar. Shumë çife e kuptojnë këtë pasi janë martuar.

Njerëzit ndryshojnë

Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe po kështu interesat dhe nevojat e tyre. Ndryshojnë përparësitë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Shumë çifte rriten me njëri-tjetrin dhe vendosin të ecin përpara, ndërkohë që të tjerë nuk e përballojnë dot së bashku ndryshimin dhe vendosin të ecin në rrugë të ndara për të përmbushur qëllimet individuale.

Të mos qenurit gati

Të martohesh me dikë thjesht e vetëm sepse njiheni prej kohësh, nuk është arsye. Të lejosh presionin e miqve, kolegëve dhe familjarëve për të ndërmarrë një hap për të cilin nuk jeni gati, është e gabuar dhe mund t’ju çojë në divorc.

Zbulimi i një ane tjetër të tij/saj

Të paturit një lidhje të gjatë nuk do të thotë se njihni gjithçka për të. Kur martoheni dhe filloni të jetoni bashkë, zbuloni shumë karakteristika, të cilat ndodh që të mos i pëlqeni.

Çështje si paratë, pasiguritë, mbivlerësimi, tradhtia, mospërfillja etj., janë të rëndësishme në një martesë.

Mospërshtatja

Njerëzit ndodh që kanë edhe pritshmëri joreale për një lidhje të caktuar. Imazhi i “jetës së lumtur dhe të përsosur” nuk ekziston. Ndodh nëpër filma, por jo në realitet. Jo të gjithë janë të gatshëm për përgjegjësitë e martesës, pavarësisht se mund të hiqen sikur mund të përballojnë çdo vështirësi./Opinion.al

Etiketa: arsyedivorcmartesa


Ju sugjerojmë

Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Tërmeti/ Sizmologu: Paslëkundje, mos qëndroni në strukturat e dëmtuara

Tërmeti/ Sizmologu: Paslëkundje, mos qëndroni në strukturat e dëmtuara

Vdekja e dy foshnjeve në Berat, AKU: Verifikim për qumështin e përdorur

Vdekja e dy foshnjeve në Berat, AKU: Verifikim për qumështin e përdorur

Rindërtimi dhe negociatat, çfarë diskutoi Rama me presidenten e KE

Rindërtimi dhe negociatat, çfarë diskutoi Rama me presidenten e KE
















TE FUNDIT

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com