Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani i Trumpit/ Zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez

2020/01/28 at 7:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plani i Trumpit/ Zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë thirrje, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme, për një zgjidhje të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sipas planit të tij Jerusalemi do të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit. Presidenti amerikan shtoi se plani prej 80 faqesh, që është “më i detajuari” ndonjëherë dhe premton se shteti i ardhshëm palestinez do të jetë “i lidhur” me Jerusalemin Lindor.

Trump theksoi se marrëveshja do të “dyfishonte” territorin nën kontrollin e palestinezëve.
Palestinezët duan pavarësinë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Statusi përfundimtar i Jerusalemit ka qenë gjithmonë një nga pyetjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Presidenti Trump së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, u shprehën se ky plan “mund të jetë mundësia e fundit” për palestinezët.

Kryeministri Izraelit, Netanyahu tha se është një plan i mrekullueshëm për Izraelin dhe për paqen.
Ai shprehu gatishmërinë të negociojë me palestinezët në bazë të këtij plani.

Kreu i opozitës izraelite, Benny Gantz, i cili gjithashtu pati një takim me Trump gjatë të hënës, e quajti planin “një moment historik dhe të rëndësishëm”.

Udhëheqësit palestinezë thonë se ata nuk janë ftuar në Uashington për prezantimin e “projektit të fshehtë të paqes” të presidentit Trump.

Mijëra palestinezë protestuan në Rripin e Gazës, kundër planit të paqes. Megjithatë, udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, tha se nuk do të pajtohej me ndonjë marrëveshje që nuk siguronte një zgjidhje mes dy shtetesh.

Agjencia Reuters ka publikuar disa pikaë kyçe të planit të Presidentit Trump:
* Statusi i Jerusalemit, duke përfshirë vendet historike të shenjta.
* Vendosja e kufijve me dakordësi të dyanshme.
* Arritja e marrëveshjeve të sigurisë që do të hiqte frikën e Izraelit nga sulmet e palestinezëve dhe fqinjëve armiqësorë.
* Kërkesa palestineze për pavarësi në territorin e Bregut Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor – të pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967. ( Palestinezët kërkojnë që Izraeli të largojë vendbanimet e tij në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Më shumë se 400,000 izraelitë tani jetojnë midis rreth 3 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor, me 200,000 banorë të tjerë në Jerusalemin Lindor).
* Gjetja e një zgjidhjeje për situatën e rëndë të miliona refugjatëve palestinezë.
* Marrëveshjet për të ndarë burimet natyrore, siç është uji.

Historiku i planit?
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, është autor kryesor i planit. Ai shpalli fazën e parë të planit në Bahrein gjatë muajit qershor 2019. Faza e parë e planit bënte thirrje për një fond investimi prej 50 miliardë dollarësh për të forcuar ekonomitë palestineze dhe vendeve arabe fqinje. Kushner ka punuar për dy vite në këtë plan, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “marrëveshje të shekullit”.

Etiketa: donald trumpplanzgjidhje

Ju sugjerojmë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
Para
Koronavirusi, nis evakuimi i shtetasve të huaj nga Wuhani

Koronavirusi, nis evakuimi i shtetasve të huaj nga Wuhani

Grabitje të njëpasnjëshme në Belsh, autorët ende të lirë

Grabitje të njëpasnjëshme në Belsh, autorët ende të lirë

Publikohet renditja, ja kur do të këndojë Arilena Ara në Eurovision

Publikohet renditja, ja kur do të këndojë Arilena Ara në Eurovision

TE FUNDIT

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
20 Tetor, 2025

Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
20 Tetor, 2025

"Nëse Putini do, të shkatërron". Kjo ka qenë një nga pjesët më dramatike të takimit që u zhvillua tre ditë...

Lexo më shumë

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
20 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit Donald Trump të jetë më i ashpër me presidentin rus Vladimir Putin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com