Dita e sotme do të vazhdojë të jetë në mbizotërimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Meteoalb, territori shqiptar mbizotërohet nga vranësira të dendura dhe reshjet e shiut ne pjesën me te madhe te vendit.
Ndërsa reshjet e dëborës mbeten në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit. Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 15°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare dhe herë pas herë e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.