Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi i PD: Po përgatitet lirimi i bosit të krimit të organizuar

2020/01/17 at 3:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmërimi i PD: Po përgatitet lirimi i bosit të krimit të organizuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat është shprehur se shteti po liron nga burgu eksponentë të rëndësishëm të botës së krimit.


Bardhi tha nga selia blu se po përgatitet dhe lirimi i “bosit të krimit të organizuar Arben Grori”. Sipas tij, personat me rekorde të theksuara kriminale po lirohen nga burgu me dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, theksoi se shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut dhe po ndihmohen nga shteti.

Deklarata e Bardhit

Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin. Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët  me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës. Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut. Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune. Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar. Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.  Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre. Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori? Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!  Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.  E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
Politikë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

11 Qershor, 2026 1:40 pm
Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
Bota

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

11 Qershor, 2026 1:38 pm
“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
Aktualitet

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

11 Qershor, 2026 1:36 pm
Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
Politikë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

11 Qershor, 2026 12:23 pm
Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
Bota

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

11 Qershor, 2026 10:14 am
Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë

11 Qershor, 2026 9:58 am
“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien
Bota

“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien

11 Qershor, 2026 9:57 am
Para
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Zjarr në një banesë në Kurbin, humb jetën 2-vjeçari

Katar, vijojnë negociatat midis talibanëve dhe SHBA-së

Katar, vijojnë negociatat midis talibanëve dhe SHBA-së
















TE FUNDIT

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
11 Qershor, 2026

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belin Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë...

Lexo më shumë

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
11 Qershor, 2026

Inteligjenca Artificiale (IA) do të bëhet pjesë e detyrueshme e kurrikulës në shkollat e mesme në Itali, ndërsa elementë bazë...

Lexo më shumë

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
11 Qershor, 2026

Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, do të ngjiten nesër (12 Qershor) në skenën e Teatrit Kombëtar, me premierën...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
11 Qershor, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se dje protestës qytetare i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}