Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/Reagime pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt

2020/01/16 at 8:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/Reagime pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt

Publicistë dhe shkrimtarë në Kosovë thonë se padia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, është e dëmshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.


Të mërkurën, kryeministri Rama ushtroi padi me pretendimet se kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Në padinë të bërë publike nga emisioni “Betimi për Drejtësi” thuhet se deklaratat janë bërë në kuadër të debateve rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e që, në parim, siç thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Publicisti dhe shkrimtari, Milazim Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se padia është për keqardhje dhe është në vazhdën e përshkallëzimit të moskuptimeve si dhe hapje e një teme të panevojshme.

“Tema e tillë krijon në radhë të parë vet dëshpërim te shqiptarët por edhe çdo konflikt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë rrezikon dobësimin frymës Atlantike dhe evropiane dhe mund të inkurajoj qarqet pan-sllaviste ruse që të penetrojnë më shumë në rajon, në këto hapësira prandaj po them se e shoh si një arrogancë, si një egoizëm pothuajse pervers i cili nuk i ka hije një kryeministri të shtetit shqiptar”,tha ai.

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, thotë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të dyanëshme, njëra që lidhet me bashkëpunimin e qytetarëve dhe tjera politike dhe institucionale që aktualisht po ndikon në uljen e ndikimit shqiptar në rajon.

“Me atë që dje pamë, padinë që e ushtroi kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama kundër (Ramush) Haradinajt është kulmi i një hipokrizie politike. Diçka të tillë kurrë nuk kanë parë as vendet ballkanike në mes veti që të padisin kryeministrat, ani pse ka pasur kontekste vazhdimisht në mes tyre, e leje më që të dal me një padi për tradhti. Kjo është edhe ajo që në kohën kur dje u shënua masakra e Reçakut, një masakër që pastaj i parapriu ndërhyrjes të NATO-s, u shënua nga e gjithë bota, u shënua edhe nga aleatët, ndërkohë që Shqipëria jo vetëm që nuk e shënon por kryeministri i saj i bën padi kryeministrit në detyrë Haradinaj, i cili përkundër qeverisjes së tij e cila nuk mund të quhet e kënaqshme, megjithatë ka treguar një stabilitet së paku në disa kundërvënie të disa kërkesave të Serbisë”, tha ai.

Zoti Buxhovi thotë se Tirana zyrtare kohëve të fundit është afruar me Beogradin zyrtar duke anashkaluar problemet me të cilat përballet Kosova kundrejt Serbisë. Ai thotë se kjo sjellje e Tiranës zyrtare mund të ketë pasoja.

“Megjithatë uroj që politika e Kosovës të mos sillet aq papërgjegjshëm siç po sillet ajo e Tiranës, por edhe ajo e Tiranës mund të thuhet se gjatë këtyre 10 apo 15 vjetëve të fundit krahas kësaj sjellje që mund të quhet edhe vandale që është pasqyruar dje me këtë padinë që i bëri zotit Haradinaj, ajo në të njëjtën kohë ka pasur edhe lëvizje të dëmshme përgjithësi për politikën shqiptare në Ballkan. Edhe ajo çka është më e rëndësishme për shembull te (Edi) Rama është sjellja prej një diktatori në raport me demokracinë atje. Ne e dimë që në dy vjetët e fundit se Shqipëria po përjeton një rilindje të një diktature të shteti një partiak, ky model do të thotë është ai që mund të jetë shumë i dëmshëm dhe të ndikoj që edhe autokratët e ardhshëm në Kosovë por edhe axhamitë tjerë me të cilët politika e Kosovës është me plot e për plot ta marrin si model atë të Shqipërisë dhe t’i trimëroj në një farë mënyre sjelljet e tilla. Prandaj në këtë aspekt mendoj se sjellja e papërgjegjshme e Tiranës është një akt anti-historik”, tha zoti Buxhovi.

Ndërsa, publicist Milazim Krasniqi thotë se padia e kryeministrit Edi Rama është rrjedhojë e përpjekjes për të mbuluar projektin e mini-shengenit ballkanik.

“Pra, padia është në këtë kuptim dhe ai e ka kuptuar sipas të gjitha gjasave që Kosova nuk mund të tërhiqet për kapistalli ashtu siç ai e ka menduar në marrëveshjen me (Aleksandër) Vuçiçin dhe tash përpiqet ta zhvendosë temën te një kontest gjyqësor, por mbetet shija e hidhur e një aventurizmi që ka provokuar Edi Rama me këtë lojë me Vuçiçin dhe jam i bindur që asnjë qeveri e Kosovës nuk do të jetë e gatshme që të pranojë këtë skemë e cila thash që e faktorizon Serbinë që është vrima e zezë gjeo-startegjike në zemër të atlantizmit”, tha zoti Krasniqi.

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan përgjatë vitit 2019 dhe se polemikat në distancë ndërmjet tyre janë përsëritur disa here./ VOA



Ju sugjerojmë

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Para
Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, Basha: Simbol i artit shqiptar

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, Basha: Simbol i artit shqiptar

Opinion/ Ngjarja e Kavajës dhe policia!

LIVE Opinion- U ulën bashkë, po tani?

Dash Shehi flet hapur për marrëveshjen e re: Jam ndjerë keq kur…

Dash Shehi flet hapur për marrëveshjen e re: Jam ndjerë keq kur...
















TE FUNDIT

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
17 Dhjetor, 2025

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit....

Lexo më shumë

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
17 Dhjetor, 2025

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK...

Lexo më shumë

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
17 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
17 Dhjetor, 2025

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com