Denoncimi i qytetarëve në polici ka sjellë arrestimin e një 40-vjeçari ditën e sotme në fshatin Buz të Memaliajt.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, për kryerjen e operacionit “Vjosa” u desh koordinimi i efektivëve të komisariatit të Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës.
Si rezultat u arrestua 40-vjeçari Dine Kika të cili iu gjetën në banesë një pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /Opinion.al