Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga çka ka frikë Albin Kurti?

2020/01/08 at 4:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Baton Haxhiu për Metën: Ky është fundi i një Presidenti kushtetues

Baton Haxhiu- Albin Kurti është shumë i gëzuar dhe tepër i palumtur njëkohësisht. Këto dy ndjenja i shkëmbejnë replika pambarimisht. Gëzimi i tij deri në sjellje naive pas fitores elektorale të 6 tetorit u shndërrua shpejt në një palumturi të plotë me rrjedhën e proceseve pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.


Sidoqoftë, pavarësisht dështimit të vazhdueshëm për ta formuar koalicionin qeverisës me LDK-në, ai vazhdon të sillet me gëzim të dalluar që i vërehet në mimikën triumfaliste.

Pa keqkuptime, Albin Kurti është fitues i padiskutueshëm i zgjedhjeve të 6 tetorit. Megjithatë, fakti që ai është një fitues i padiskutueshëm i zgjedhjeve assesi nuk e bën të diskutueshëm faktin që ai është përgjegjës për formimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve.

Fitorja e Albin Kurtit fillon me 6 tetor dhe kurorëzohet në ditën që ai fiton besimin e deputetëve për ta qeverisur vendin në Kuvendin e Kosovës. Thelbi i problemit nuk është se Kurti nuk e kupton këtë fakt – thelbi i problemit është te mënyra të cilën e ka zgjedhur. Ai manipulon me publikun në këtë rrethanë dhe te forma se si e kupton përgjegjësinë e tij politike si Kryeministër në ardhje.

LDK-ja duhet medoemos ta bëjë një akt me rëndësi të jashtëzakonshme politike. T’ia mundësojë Albin Kurtit të bëhet Kryeministër, kësisoj duke e hapur rrugën për demistifikimin e tij dhe sfidimin e rolit të opozitarit të patëmeta.

Ky është prelud se si do te jetë qeverisja e tij në një plan më afatgjatë e në një rrafsh më të përgjithshëm. Pak ditë më parë, në një intervistë për një medium në Shqipëri, Kurti deklaroi se, shprehur me gjuhen e basketbollit, Kryeministri Rama po bën shumë “gabime në hapa”. E njëjta shprehje mbase mund të përdoret për vet Kurtin lidhur me mënyrën se si ai e ka menaxhuar gjithë procesin e negocimit të koalicionit me LDK-në. Ai e di këtë, prandaj analogjia me hapat e gabuar ka mundur të jetë një rrëshqitje e pavetëdijshme e përshkrimit të patologjisë së tij tek tjetri.

Përpjekja e Kurtit për lidhje të raporteve me LDK-në është shumë më e hershme. I gjendur në vështirësi për të arsyetuar një koalicion të mundshëm me LDK-në pas akuzave te saj në përgjithësi dhe liderit të saj në veçanti (“Hajn i 3 përqindëshit”, “Vrasës i Astritit”, “Isë, Isë, argati i Serbisë”, 70 dosje për komunën e Prishtinës, “Putin”, “Shërbëtor i Rrahman Morinës”, “Punëtor i Mishkoviqit”, etj.), Kurti prej kohësh thoshte se ka shumë kohë që ai dhe Isa Mustafa nuk e kanë befasuar njëri-tjetrin.

Kjo, natyrisht, është vetëm pjesë e një retorike manipuluese të Albin Kurtit, sepse mosbefasia me njëri-tjetrin nuk nënkupton edhe besimin mes njëri-tjetrit. Megjithatë, Kurti i ka befasuar të gjithë kur propozoi Glauk Konjufcën si Kryetar të Kuvendit, një pozitë që, sipas bisedimeve të deriatëhershme, duhej t’i takonte LDK-së. Dhe, me siguri, u nda edhe më i befasuar pasi LDK-ja ia votoi Kryetarin e Kuvendit duke ia rrënuar qëllimin e tij paraprak për ta fajësuar publikisht LDK-në për moskonstituimin e Kuvendit. Në këtë mënyrë, VV-ja e riktheu gjithë ciklin e bisedimeve për formim të koalicionit qeverisës me LDK-në pothuajse në pikën zero.

Insistimi i Kurtit për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit që në seancën e parë konstituive vjen krejtësisht nga një taktikë egoiste partiake dhe assesi nga detyrimi për t’i respektuar procedurat kushtetuese dhe përgjegjësia për formim të institucioneve në kohë sa më të shpejtë sipas nevojave objektive politike të Kosovës. Madje, kjo përveç që është e pavërtetë është edhe qesharake. Prej nga gjithë ky zell për të respektuar institucione të cilat deri dje, gjithmonë sipas Kurtit, ishin veç struktura të improvizuara dhe të imponuara nga ndërkombëtarët?

Sikurse shqetësimi i tij real të ishte respektimi i procedurave kushtetuese dhe integriteti i institucioneve të Kosovës, Albin Kurti kurrë nuk do ta tallte një popull të tërë duke iu shmangur thirrjes të Presidentit Thaçi për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë me aludimin se ai ka detyrime tjera.

Asnjë Kryeministër potencial serioz nuk mund të ketë prioritete më të rëndësishme sesa formimi i Qeverisë – e veçanërisht të Qeverisë së Kosovës, marrë në konsideratë faktin se vendit i duhet një dinamikë krejtësisht e re pas një degradimi disavjeçar, qoftë në qeverisje të brendshme, qoftë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, shmangia e përgjegjësisë për formimin e Qeverisë nga ana e Kurtit nuk është problemi fundamental në gjithë këtë mes. Herët e vonë, duke u lëkundur mes përuljeve paradite dhe poshtërimeve pasdite ndaj LDK-së, Kurti nuk do te mund t’i shmanget ballafaqimit në Kuvend me besimin e deputetëve për ta drejtuar Qeverinë.

A ju kujtohet Kurti kur dikur e thërriste Kadri Veselin në Kuvend për t’u përballur me numrin e deputetëve që i besojnë detyrën: “Hajde..! Dil..! Matu..!”?

Ironikisht, e njëjta thirrje sot vlen për vet Kurtin, i cili përkundër përpjekjes 15 vjeçare për të ardhur në pushtet me çdo kusht, sot refuzon të matet me të zgjedhurit nga një prej proceseve më të rregullta demokratike në historinë e Kosovës. Problemi real mbetet fakti se kjo sjellje e Kurtit shkon shumë përtej kësaj rrethane: problemi real është se kjo sjellje zbulon mënyrën se çfarë modeli qeverisës do të zhvillojë Albin Kurti në Kosovë.

Çdo gabim a dështim të tij, apo të VV-së, ai synon ta mbulojë nëpërmes moralizimeve imponuese, propagandues te pakursyer dhe linçimeve të pandalshme.

Pra, ajo që është e vërejtshme që tash, e që gjithsesi shkon kundër një logjike të shëndoshë demokratike, është fakti se Albin Kurti synon të qeverisë me Kosovën duke instaluar një hegjemoni moralizuese dhe duke vendosur një industri të degradimeve publike për këdo që mendon ndryshe.

Kjo është vërejtur që tek mënyra se si Kurti, përkundër përpjekjeve për lidhje të koalicionit me LDK-në, vazhdimisht synonte t’ia lëndonte besueshmërinë publike. Sidoqoftë, kjo prirje ka marrë një përmasë edhe më shqetësuese kur ai, pak para se të shkojë të Presidenti për ta refuzuar mandatin për formim të Qeverisë, propozoi 5 emra për ministra të Qeverisë së tij dhe e ftoi LDK-në ta bëjë të njëjtën.

Thënëshkurtimisht, kjo tregon tri gjera kryesore.

E para, nëse Kurti qëllimisht nuk do ta formojë Qeverinë nga frika për të marrë përgjegjësi është një çështje krejtësisht tjetër, por nëse ai do dhe vepron në këtë formë, atëherë ai shquhet nga një paaftësi themelore për të zhvilluar negociata serioze dhe për t’u sjellë në mënyrë institucionale.

Asnjë lider serioz dhe partner i besueshëm koalicioni nuk bën propozime në Facebook dhe në shkelje të plotë të bisedimeve të mëparshme. Kjo nuk tregon thjesht sjelljen e Kurtit ndaj LDK-së, por tregon se një Kryeministër si ai nuk do të ketë aftësinë për ta garantuar qëndrueshmërinë e Qeverisë për periudhën e nevojshme. Për më shumë, në fund të ditës, kjo tregon se Kurti, përkundër humbjes të kohës së Kosovës, është i interesuar ta simulojë një fitore publike.

Së dyti, prapa sjelljes kinse modeste të Albin Kurtit fshihet një arrogancë sa e frikshme aq edhe e paparë ndaj gjithë spektrit politik në Kosovë. Këtu nuk po përsëris vrojtimin e zakonshëm se ai është lider suprem në VV. Kjo madje qëllimisht tregohet, kështu që duket, prandaj edhe dihet.

Këtë e dinë më së miri kolegët e tij të afërt – Aliu, Sveçla a Zyba, që përkundër vasalitetit historik ndaj tij Kurti i përbuzi tërësisht si kandidatë të mundshëm për poste ministrore. Çështja është se duke e thirrur LDK-në për t’i propozuar emrat e tyre, ai e merr të mirëqenë që LDK-ja duhet t’i nënshtrohet atij pavarësisht thyerjes të njëanshme të marrëveshjes. Pra, mënyra se si ai sillet me LDK-në tregon shumë më shumë sesa sjelljen e tij momentale me LDK-në. Ajo tregon për një Kryeministër që konsideron se çdo qëndrim i tij politik duhet të merret i mirëqenë prej të tjerëve. Një omnipushtet që s’ka nevojë ta arsyetojë, por vetëm dëshirë që ta ushtrojë.

Së treti, lista e emrave që Kurti i ka propozuar për ministra e që më shumë janë mungesë opsionesh sesa opsione në vetvete, tregon jo vetëm faktin se VV-ja përfundimisht ka rënë nën standardet e proklamuara për vite në publik, por edhe një hipokrizi enorme.

Kurti nuk është duke bërë ministra figura të reja për të bërë diçka që PDK-ja e ka bërë ndër vite, për ta përmirësuar imazhin. Duke e propozuar Haki Abazin për Zëvendëskryeministër ka vendosur vetëm një standard: faljen publike në rast të nënshtrimit politik.

Vet VV-ja e ka akuzuar Haki Abazin për korrupsion dhe vet Haki Abazi i ka akuzuar aktivistët e VV-së për vrasjen e Astrit Deharit në burg. Nuk mund të ketë këmbim më të rëndë të akuzave se kaq. Këto nuk kanë vlerë megjithatë, sepse Abazi nuk heziton ta bëjë shegertin e zellshëm në punëtorinë e linçimeve masive të Albin Kurtit. Këtu nuk është i rëndësishëm parimi, por pozicioni; madje as pozicioni politik jo, por ai fizik – je apo nuk je brenda selisë së Vetëvendosjes është kriter i vetëm dhe i vetëmjaftueshëm.

Pra, qeveria e shpresës, mes tjerash, do të shërbejë edhe si lavatriçe politike për të gjithë ata që iu rëndon akuza për korrupsion, krim a vrasje politike në rast të nënshtrimit të plotë ndaj Kryeministrit. Krejt çfarë mjafton është bindja pa pyetje dhe bluarja në mullirin e fjalës të çdo mendimi ndryshe.

Çfarë shpresa të Kryeministrit nga Kryeministri i Shpresës.

Etiketa: albin kurtifrikehaxhiu


Ju sugjerojmë

Cërrik/ Dhunohej dhe tentoi të vetëvritej, shpallet në kërkim bashkëshorti
Kronikë

Cërrik/ Dhunohej dhe tentoi të vetëvritej, shpallet në kërkim bashkëshorti

22 Gusht, 2025 1:21 pm
Shpallet zi buke në Gaza
Bota

Shpallet zi buke në Gaza

22 Gusht, 2025 1:06 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
Kronikë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

22 Gusht, 2025 12:41 pm
Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
Bota

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

22 Gusht, 2025 12:40 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

22 Gusht, 2025 12:30 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Dhunuan 21-vjeçarin në Tiranë, Policia arreston tre persona

22 Gusht, 2025 12:27 pm
Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë
Kronikë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë

22 Gusht, 2025 12:13 pm
Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Para

Lëvizte i armatosur dhe nuk iu bind policisë, në pranga 19-vjeçari

Meta kthen në Kuvend koncesionin për rrugën Orikum-Dukat

Sulmi i Iranit në bazat e SHBA-së, Meta:Shqipëria nuk është vend djallëzor

Konflikti SHBA-Iran, Rama: Jemi në duar të sigurta

Konflikti SHBA-Iran, Rama: Jemi në duar të sigurta
















TE FUNDIT

Cërrik/ Dhunohej dhe tentoi të vetëvritej, shpallet në kërkim bashkëshorti

Cërrik/ Dhunohej dhe tentoi të vetëvritej, shpallet në kërkim bashkëshorti
22 Gusht, 2025

Shtyu bashkëshorten në tentativë vetëvrasje si pasojë e dhunës që ushtronte në familje, shpallet në kërkim i moshuari i dyshuar....

Lexo më shumë

Shpallet zi buke në Gaza

Shpallet zi buke në Gaza
22 Gusht, 2025

Zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Gaza nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
22 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë ditës së sotme në rrugën “Petraq...

Lexo më shumë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
22 Gusht, 2025

Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka rënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com