Francezi Kylian Mbappe, është futbollisti me vlerën më të shtrenjtë në botë. Ky është klasifikimi i fundit i bërë nga Institutit të Statistikave.
Mbappe vlen plot 265 milionë euro. I vetmi futbollist tjetër që kalon shifrën e 200 milionë eurove është Rahem Sterling i Manchester City, me 223 milionë euro. Pas tij vjen Salah, i cili vlerësohet me 175 milionë euro.
Vetëm vendi i tetë për fituesin e Topit të Artë, Leo Messi, ndërkohë që, sipas këtij raporti, Cristiano Ronaldo vlen 80 milionë euro dhe mban vendin e 47. 10 pozicionet e para plotësohen nga Sancho, Mane, Kane, Rashford, Griezmann dhe Lautaro Martinez./ Opinion.al